15.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Rakiq shpërfill Thaçin, provokon edhe në takimin me ambasadorin britanik

Rekomandime

Zëvendëskryeministri dhe ministri i pushtetit lokal, Goran Rakiq, as sot nuk ka vendosur flamurin e Kosovës në zyrën e tij, sipas protokollit të shtetit.

Në pamjet e publikuara nga takimi me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë Nikolas Abbott, nuk vërehen askund simbolet shtetërore të Kosovës.

- Advertisement -

Sipas njoftimit të lëshuar nga Ministria, gjatë takimit, Rakiq dhe Abbott, përveç situatës aktuale politike dhe pandemisë së shkaktuar nga virusi COVID-19, biseduan edhe për rëndësinë e vazhdimit të dialogut, sigurinë dhe zhvillimin ekonomik.

“Zëvendëskryeministri dhe ministri i pushtetit lokal Rakiq dhe ambasadori Abbott ranë dakord që bashkëpunimi i ngushtë midis MPL-së dhe ambasadës është thelbësore, sepse kontribuon në përmirësimin e kushteve jetësore të të gjithë qytetarëve, si dhe në përmirësimin e efikasitetit të qeverive lokale, gjë që është prioriteti i MPL-së”, thuhet në njoftim.

Rakiq as në takimet e djeshme me ambasadorët e SHBA-së dhe të BE-së nuk e kishte vendosur flamurin e Kosovës në zyre, duke shkaktuar reagime të shumta.

- Advertisement -

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, sot i pyetur për veprimin e Rakiqit, ka thënë se ata që nuk e respektojnë shtetin, nuk mund të jenë në krye të institucioneve.

Unë ku jam aty në çdo institucion, kudo që paraqitem gjithmonë janë simbolet e shtetit të Kosovës. Edhe në kohën kur kam qenë kryeministër i vendit, përfaqësuesit e gjitha komuniteteve të Kosovës kanë respektuar institucionet, Kushtetutën, ligjet dhe simbolet, përndryshe nuk ka qëndruar as një minutë në zyrën e vet. Tash pyetne zotin Hoti. Ai që nuk respekton Kushtetutën, ligjin dhe shtetin, nuk mund të jetë pjesë e institucioneve”, tha presidenti./BS

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit