1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Isa Mustafa del kundër shtyrjes së zgjedhjeve, e cilëson suImin e Velës ndaj mediave banditesk

Rekomandime

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, e ka vlerësuar si të gabueshëm vendimin për shtyrjen e zgjedhjeve lokale. 17 tetori është përcaktuar më herët si data e zgjedhjeve komunale nga presidentja Vjosa Osmani, datë kjo e cila mund të ndryshojë falë vullnetit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Mustafa në një prononcim për Gazetën Express e ka cilësuar edhe si “reagim banditesk” atë të shefit të kabinetit të presidentes, Blerim Velës, karshi medieve. Vela përgjatë ditës i ka akuzuar mediet për dezinformim.

- Advertisement -

“Sot kishte një reagim banditesk nga zyra e Presidentes ndaj mediave lidhur me këtë temë. Edhe kjo dëshmonte se ajo zyrë nuk është në funksion të unitetit por në shërbim të etiketimeve në vijën e politikave militante”, ka thënë ish-shefi i LDK’së në prononcim.

Ai i ka cilësuar zgjedhjet si aktin më të lartë demokratik të një vendi, derisa ka vlerësuar se ka forma të tjera për t’u ruajtur shëndeti i qytetarëve.

“Presidentja ka të drejtë të trajtojë vlerësimet dhe rekomandimet e IKSHPK-së, por gabon keq nëse i shtynë zgjedhjet. Zgjedhjet janë atributi kryesor i demokracisë, i shprehjes së besimit të popullit se kush duhet ti qeverisë. Ka mënyra që zgjedhjet të mbahen dhe të ruhet shëndeti i qytetarëve”.

- Advertisement -

Reagimi i Mustafës vjen në kohën kur Presidenca u ka bërë thirrje subjekteve politike që të mbajnë një takim konsultativ lidhur me shtyrjen e datës së zgjedhjeve komunale, nën pretekstin e ruajtjes së shëndetit të qytetarëve. Takimi u ftua pak para se të merrej rekomandimi nga IKSHPK’ja për shtyrje të zgjedhjeve.

Gjatë ditës, pas raportimit të medieve për shtyrje zgjedhjesh, ka reaguar shefi i kabinetit të presidentes, Blerim Vela, të cilat i ka akuzuar për keqinformim.

- Advertisement -

Ndaj deklaratave të Velës ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, duke i cilësuar ato si suIm ndaj gazetarëve.

“AGK konsideron se kjo gjuhë është linçuese dhe që shërben për përhapjen e urrejtes dhe suImeve ndaj gazetarëve dhe mediave në Kosovë”, u tha në reagimin e tyre.

AGK po ashtu ka bërë thirrje ndaj presidentes Osmani që të distancohet nga kjo gjuhë dhe të mos përsëriten më suIme të tilla.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit