16.4 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Jashari vendos që të mos e dekorojë Skenderajn për festat e fundvitit: Tregon se çfarë do të bëjë me ato para

Rekomandime

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka njoftuar se qyteti që ai e udhëheqë nuk do të jetë i dekoruar për festat e fundvitit.

- Advertisement -

Me anë të një postimi në Faceboook, i pari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë të ditur se këtë vit nuk do të ketë dekorim të qytetit për festat e fundvitit.

“Marrë parasysh gjendjen pandemike në të cilën gjendemi, gjendjen ekonomike në vend dhe prioritetin tonë që përkrahjen me pako ushqimore e higjienike për familjet në nevojë të vazhdojmë sipas kërkesave dhe nevojave në teren, kam vendosur që këtë vit për festat e fundvitit të mos dekorojmë sheshin “Adem Jashari” dhe qytetin tonë në përgjithësi”, ka shkruar Jashari.

Tutje ai ka bërë të ditur se mjetet financiare të parapara për dekorimin e qytetit për festat e fundvitit do të shfrytëzohen për menaxhimin e situatës pandemike, në përkrahje të familjeve në nevojë.

- Advertisement -

Më poshtë postimi i plotë i Bekim Jasharit në Facebook.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit