12.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Isa Mustafa i reagon Albin Kurtit pasi e shkarkoi Avdullah Hotin nga pozita e zv.kryeministrit

Rekomandime

Një orë pasi u rrezua në Kuvend, Kryeministri në largim Albin Kurti i është hakmarrë LDK-së që e nisi mocionin për rrëzimin e tij. Ai e ka shkarkuar numrin dy të Qeverisë, Avdullah Hotin.

Kjo ka bërë që sot në mëngjes të reagoi kreu i LDK-së, Isa Mustafa, i cili thotë se nuk do ti tërheq njëanshëm ministrat dhe zëvendësministrat e LDK-së nga detyrat e tyre në Qeverinë në dorëheqje.

- Advertisement -

Postimi i tij:

Në kohën kur po ballafaqohemi me Pandeminë e COVID-19, si Kryetar i LDK-së, nuk do ti tërheq njëanshëm ministrat dhe zëvendësministrat e LDK-së nga detyrat e tyre në Qeverinë në dorëheqje.

Pasi që koalicioni VV-LDK ka rënë mbrëmë me mocion votëbesimi me votat e mbi 2/3 e deputetëve, mbetet në vullnetin e Kryeministrit në detyrë, z.Kurti, se a do të vazhdoj të punoj me ta gjatë kësaj gjendjeje emergjente, derisa të zgjedhet qeveria tjetër, apo do të bëj veprime tjera, ashtu siç e liroi z. Avdullah Hoti nga pozita e zëvendëskryeministrit të parë mbrëmë para mesnate! IM

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit