9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Isa Mustafa njofton se ka vizituar Thaçin, Veselin e Krasniqin: Janë mirë dhe të mbushur me idealizëm, të bindur në pafajësinë e tyre

Rekomandime

Ish-kryeminsitri Isa Mustafa ka njoftuar se gjatë kësaj jave ka vizituar në Hagë ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryekuvendarët Kadri Veseli e Jakp Krasniqi.

Mustafa thotë se ata janë mirë dhe të mbushur me idealizëm dhe të bindur në pafajësinë e tyre dhe luftën e drejtë të UÇK-së, shkruan Reporteri.net.

- Advertisement -

Njoftimi i Mustafës:

Miq të nderuar

Në fillim të kësaj jave vizitova ish krerët e UÇK-së dhe drejtuesit e institucioneve më të larta të Republikës së Kosovës për një kohë të gjatë dhe shumë të rëndësishme të shtetndërtimit, Presidentin Hashim Thaçi, dhe kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, të cilët po mbahen bashkë me luftëtarë tjerë në paraburgim në Hagë.

- Advertisement -

Më gëzoi fakti që i gjeta mirë, të mbushur me idealizëm; të bindur në pafajësinë e tyre dhe luftën e drejtë të UÇK-së, të gatshëm për të mbrojtur të vërtetën.

Mund të jem pajtuar apo të mos jem pajtuar me njërin apo tjetrin për konceptet partiake e të qeverisjes , por është e pamohueshme trimëria dhe kontributi i tyre në mbrojtjen e popullatës në zonat më të ashpra të luftës dhe zëdhënien për masakrat çnjerëzore nga ushtria dhe shteti i Millosheviçit, ashtu siç është i pamohueshëm edhe kontributi për paqe në Konferencën e Rambujesë, në transformimin e UÇK-së menjëherë pas lufte, në negociatat e Vjenës për shtet të pavarur, në shpalljen e pavarësisë dhe në ndërtimin e institucioneve demokratike.

- Advertisement -

Uroj që nga ky proces, që u iniciua nga konstruksionet e rrejshme ruse-serbe në Raportin e Dick Martit, të fitojë drejtësia! IM

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit