19.5 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Isa Mustafa nuk do të jetë kandidat i LDK’së për President

Rekomandime

Lidhja Demokratike e Kosovës inisiton që Presidenti i ardhshëm të zgjidhet nga radhët e saj. Albin Kurti e ka pranuar këtë kusht të LDK-së për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje, e cila në parim është punë e kryer, dhe pritet të zyrtarizohet të shtunën. Por, Isa Mustafa nuk do të jetë kandidati i partisë së tij për President.

- Advertisement -

Isa Mustafa nuk do të jetë kandidati i LDK-së për President të ardhshëm të vendit.

Burime të Gazetës Online “Reporteri.net” tregojnë se kreu i LDK-së është duke vazhduar insistimin që më marrëveshjen për koalicionin pas zgjedhorë me VV-në të përfshihet edhe posti i presidentit. Por, jo që emri i tij të jetë ai i Presidentit të ardhshëm që zgjidhet në kuvend pranverën e vitit 2021.
Kur tashmë VV dhe LDK janë marrë vesh për ndarjen e posteve ministrore, Kryeparlamentarit dhe zëvendëskryeministrave, në dy takimet e fundit mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafes, siç merr vesh Reporteri.net, është duke u vazhduar definimi i pozitës së kreut të shtetit.

Megjithatë, LDK-ja që po insiston ti garantohet me marrëveshje politike posti i Presidentit, këtë pozitë nuk e ka për kryetarin e saj, Isa Mustafa. Emri i tij nuk do të dërgohet nga LDK-ja si kandidat për presidentit të ardhshëm, që LVV-ja e ka kërkuar të përcaktohet paraprakisht në marrëveshjen përfundimtare mes dy partive.

- Advertisement -

LDK-ja, siç ka shkruar Reporteri.net, do të mbledhë të shtunën kryesinë e saj, në ora 11:00. Aty do të propozohen emrat për Ministra, 5 nga 12 sa do t’i takojnë partisë së dytë të dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit. Po ashtu, nga kjo mbledhje urgjente e partisë, pritet të dalë edhe emri i Kryeparlamentarit të legjislaturës së shtatë të Kuvendit, që po ashtu do t’i takojë LDK-së, sipas marrëveshjes në parim me VV-në, dhe i zëvendeskryeministrit nga radhët e partisë së Isa Mustafes.

E në po këtë mbledhje, Gazeta Online “Reporteri.net” merr vesh me burime, se LDK-ja do të nxjerrë edhe propozimin e saj për president, e që më pas ta njoftojë partnerin e ardhshëm të koalicionit për emrin e votuar nga kryesia e LDK-së.

- Advertisement -

Dy orë para LDK-së, kryesinë e tij do ta mbledhë në parti edhe Albin Kurti. Edhe kreu i VV-së, që pritet të jetë kryeministër i ardhshëm i vendit, pritet që nga kjo mbledhje e partisë të dalë me emrat e tij për ministra, dhe zëvendëskryeministrin e nga radhët e LVV-së.
Mbledhjet e kryesive të dy partive, i hapin rrugë takimit të radhës mes Albin Kurit dhe Isa Mustafes, që siç ka raportuar “Reporteri.net” pritet të ndodhë po të njëjtën ditë, të shtunën pasdite.

Pas këtij takimi, Kurti dhe Mustafa, pritet që më në fund ta shpallin në publik koalicionin VV-LDK, marrëveshje për të cilin kanë arritur mes veti qysh në takimin e së mërkurës, kur edhe kanë ndarë me short hiset në qeveri.

Lëvizja Vetëvendosje në bazë të marrëveshjes në fjalë do të marrë këto pozita: Kryeministrin, Zv. Kryeministrin e dytë, Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Financave, dhe një ministri e brenda së cilës do të fuzionohen disa nga ministritë aktuale, e që do të jetë Ministria e Administratës Publike dhe Mirëqenies Sociale.

Në anën tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila në Kuvend ka vetëm një deputet më pak se partneri i madh i koalicionit, do të marrë: Zv. Kryeministrin e Parë, Kryeparlamentarin, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Arsimit, Ministrinë e Infrastrukturës, Ministrinë e Mbrojtjes dhe një ministri e cila gjithashtu fuzionon disa ministri aktuale e që do të jetë Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Ekonomik.
Ndërsa, dy ministritë që u janë lënë minoriteteve, janë Ministria e Kthimit dhe Ministria e Kulturës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit