-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Isa Mustafa: Paralajmërimi që Behgjet Pacolli do të vendoset në karantinë, vendim politik

Rekomandime

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa me anë të një shkrimi në Facebook ka folur rreth situatës së kthimit në Kosovë të kryetarit të AKR-sëm Behgjet Pacolli.Mustafa vendimin që Pacolli të futet në Karantine nëse kthehet e quan vendim politik.“”Ministria s’mund të marrë vendime të tilla pa e parë dokumentacionin e z. Pacolli për gjendjen e tij shëndetësore, të cilin vlerësim nuk e bëjnë zyrtarët e ministrisë por ekipet e mjekëve.”” shkruan Mustafa.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë po merret me politikë në emër të Covid-19.

Paralajmerimi i kësaj ministrie, se nëse vjen Behgjet Pacolli nga Zvicra do të vendoset në karantinë, është vendim politik. I izolimit të një deputeti. Të përfaqësuesit të popullit!

- Advertisement -

Ministria s’mund të marrë vendime të tilla pa e parë dokumentacionin e z. Pacolli për gjendjen e tij shëndetësore, të cilin vlerësim nuk e bëjnë zyrtarët e ministrisë por ekipet e mjekëve.

Ministria e ka vështirë të dëshmojë se nuk ka lejuar raste e raste të shkojnë në shtëpitë e tyre, pas dëshmive që kanë prezantuar për gjendjen e tyre shëndetësore Prandaj nuk ka nevojë ta maltretojnë një deputet dhe një biznesmen të njohur.

- Advertisement -

Sjellja e tillë e kësaj qeverie është argumenti më i mirë që ajo e arsyetoi rrëzimin e saj.

Mos e maltretoni z. Pacolli, mos u thirrni në parimet që nuk i keni zbatuar ju që e keni shkelur Kushtetutën, sepse votat i kemi. IM

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit