1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Isa Mustafa paralajmëron largimin e Vjosa Osmanit nga partia

Rekomandime

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka thënë se ka pritur që Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani ta drejtojë seancën ku u votua qeveria në krye me Avdullah Hotin.

“Është një vendim dhe përcaktim i saj. Edhe pse nuk pranoi, seanca u mbajt. E vlerësoj drejtimin e seancës sot nga Kujtim Shala si nënkryetar i Kuvendit. Kam pritur që Vjosa Osmani si anëtare dhe nënkryetare e LDK-së do ta drejtojë këtë seancë dhe do ta përkrahë zgjedhjen e Avdullah Hotit, por nuk ndodhi”.

- Advertisement -

Nuk shoh arsye që dikush që është anëtar i LDK-së të mos e përkrahë familjen e vet në çastet jetike të saj, sepse edhe ky moment ka qenë jetik për LDK-në dhe Kosovën”.A do të ndërmarrë ai ndonjë veprim karshi Vjosa Osmanit, si kryetar i LDK-së?

“Ne do të diskutojmë në Këshillin e Përgjithshëm dhe Kryesi të LDK-së.

Nuk janë çështje që mund t’i anashkalojmë, sepse janë sjellje që nuk janë në harmoni me atë çfarë Statuti i LDK-së thotë për çdo anëtar të LDK-së. Besoj se shpejti do të marrim vendim për këtë”.

- Advertisement -

“Sot kemi një rast të veçantë dhe nuk dua ta vë në hije duke u marrë me Vjosa Osmanin dhe ata që nuk kanë votuar sot”.

I pyetur se a do të jetë Vjosa Osmani në selinë e LDK-së ku po festohet për qeverinë e re që do të drejtohet nga Avdullah Hoti?

- Advertisement -

“Meqë Vjosa Osmani nuk ishte në Kuvend, dyshoj që do të jetë edhe këtu. Por, këtu janë ata që e duan LDK-në”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit