22.8 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Isa Mustafa shuan shpresat edhe Shpend Ahmetit sikurse Albin Kurtit

Rekomandime

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka shuar shpresat edhe të kryetarit të PSD’së, Shpend Ahmeti, për një koalicion të mundshëm me këtë parti.

Dëshira e Shpend Ahmetit dhe partisë së tij që të hy në koalicion me LDK’në, duket se nuk do të ndodhë, pasi Isa Mustafa i ka treguar atij se LDK do të hy e vetme në zgjedhje.

- Advertisement -

Mustafa sikurse që i ka treguar liderit të VV’së, Albin Kurti se LDK nuk do të bën koalicion me partinë e tij, njëjtë i ka kumtuar edhe Shpend Ahmetit për qëndrimin e partisë që ai drejton.

LDK është e interesuar të shkojë e vetme në zgjedhje , u dakorduam që me 22 të jemi krejt në sallë për shpërndarjen e kuvendit . Kemi përafrim qëndrimesh me AAK-në, ndërsa LDK-ja është e interesuar të shkojë e vetme në zgjedhje” ka thënë shkurt Ahmeti për mediat.

PSD ka preferuar që koalicion të ketë me LDK’në para AAK’së, por kjo nuk do të ndodhë, pasi qëndrimi i LDK’së është ndryshe nga dëshirat e tyre.

- Advertisement -

Kujtojmë se Mustafa ka mbajtur sot një takim me Shpend Ahmetin në hotel Sirius, pas takimit që kishte para disa dite në të njëjtin vend edhe me Albin Kurtin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit