Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thirrur në takim të gjithë kryetarët e degëve për të diskutuar rreth situatës aktuale.
Burimet e IO brenda LDK-së kanë thënë se takimi do të zhvillohet në orën 14 e 30 minuta në Selinë e LDK-së në Prishtinë.
Ky takim i kryetarëve të degëve të LDK-së vjen në kohën kur kjo parti nuk po gjënë gjuhë të përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje për të krijuar koalicionin qeverisës.
Mospajtimet brenda dy subjekteve janë thelluar tej mase sa që po flitet edhe për mundësinë që vendi të shkoj sërish në zgjedhje të reja.