7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Nëna me dy djemtë e saj, publikohen emrat: Ja shqiptarët e arrestuar për vrasjen e policit malazez

Rekomandime

Oficeri i Policisë Kufitare të Malit të Zi, Milutin Lekoviç, i cili vdiq nga plagët e marra rreth orës 02:00 në Igalo nuk është vrarë nga tre shtetas të Kosovës, por dorasit kanë qenë shtetas të Shqipërisë.

- Advertisement -

Nga burime të afërta me rastin, media mëson se personat që kanë gjuajtur në drejtim të policit kufitar malazez, Milutin Lekoviç janë të Malësisë së Madhe të Republikës së Shqipërisë.

Inicialet e personave që kanë qenë në veturë janë L.H., L.H. dhe L.N. nga Malësia e Madhe, që të tre pjesëtarë të një familjeje, dy vëllezër dhe nëna e tyre.

Pra bëhet fjalë për nënshtetasit shqiptar Lulzim Hasani (49), Luan Hasani (43) dhe Nure Hasani (67) që ngarkohen për vrasjen e zyrtarit të policisë kufitare malazeze Milutin Lekoviç (42) nga Herceg Novi.

- Advertisement -

Polici kufitar Milutin Lekoviç, 41 vjeç, vdiq nga plagët e marra rreth orës 02:00 në Igalo. Ai iu nënshtrua një operacioni, ku mjekët kaluan orë të tëra duke u përpjekur për të shpëtuar jetën e tij.

“Rreth orës 02:45 pasdite në Rrugën Sava Ilic në Igalo, gjatë aktit të kapjes së tre personave që nuk kishin dokumente personale, njëri prej personave të armatosur gjuajti me armë zjarri një oficer policie. Sulmuesit, dy burra dhe një grua ikën në një drejtim të paditur pas incidentit “, tha Drejtoria e Policisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit