Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është deklaruar pas mbledhjes së kryesisë së ngushtë të partisë me ç’rast ka treguar në pika të shkurta se si mund të duket qeveria e drejtuar nga LDK.
Ai ka thënë se janë duke e pritur Lëvizjen Vetëvendosje, sepse ajo është e mandatuar për ta bërë qeverinë, por nëse ajo nuk mundet atëherë LDK është e gatshme.

Mustafa ka thënë se nëse LDK udhëheqë me qeverinë e re, ajo do të jetë profesionale dhe e ndërtuar me njerëz të pastër.
“Do ta kemi një qeveri të pastër. Në qeverinë e LDK-së nuk do të këtë vend për ministra të përfolur për korrupsion ose që kanë pasur problem me ligjin”, ka thënë Mustafa.
Ai tha se emrin për kryeministër ende nuk e kanë, mirëpo nëse e shohin se VV nuk po e nxjerr emrin atëherë LDK shpejt e propozon kandidatin e saj./IndeksOnline/