10.6 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Isa Mustafa: Zgjedhja e Glauk Konjufcës ishte e njëanshme

Rekomandime

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa në emisionin “Rubikon” të KTV-së ka uruar qytetarët me rastin e konstituimit të Kosovës.“Uroj që Kosova t’i ketë sa më parë institucionet e saja”, tha ai, raporton Gazeta Blic.I pari i LDK-së ka theksuar se kanë punuar shumë për arritjen e marrëveshjes.

- Advertisement -

“Ne mendonim që ishim shumë afër, por kur uleshim, shihnim që jemi larg”, tha Mustafa.Zgjedhjen e Glauk Konjufcës për kryetar të Kuvendit, Isa Mustafa e ka quajtur të njëanshëm.Ai tha se nuk ka pasur marrëveshje për votimin e kryetarit të Kuvendit.

“ Menduam se ishim shumë afër, por kur i dëgjonim deklaratat e tyre u kuptua se ishte tërheqje prapa. Edhe kjo sot që ndodhi është një veprim i njëanshëm i VV-së, jashtë marrëveshjeve që ne kemi pasur deri më tani.

Jo, asnjë marrëveshje s’ka pasur për kryetar të Kuvendit por ne kemi vlerësuar që nëse VV del me propozimin e saj për kryetar të Kuvendit, meqë sipas Kushtetutës është VV ai subjekt politik i parë që ka të drejtën ta bëjë propozimin e kryetarit, atëherë ne ta votojmë këtë sepse ne nuk shohim asnjë arsye që ne të mos japim kontributin tonë për konstituimin e Kuvendit. Çfarë do të ndodh më vone është çështje që duhet të shihet dhe vlerësohet më tutje”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit