1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ish-agjent i KGB, ‘tmerri’ i kompanive private / Ky është pretendenti për t’i marrë pushtetin Putinit

Rekomandime

Një ish-agjent i KGB-së i akuzuar se ka pasur gisht në vdekjen e një spiuni në Britani, është supozuar se do të pasojë Vladimir Putin nëse ai rrëzohet.

Ndërsa pushtimi rus i afrohet një muaji, shërbimi i inteligjencës ukrainase pretendon se ka zbuluar një komplot të shoqërisë ruse për të rrëzuar Presidentin nga froni.

- Advertisement -

Ndër komplotet e planifikuara kundër Putinit janë helmimi ose një aksident, sipas burimeve të Kievit që pretendojnë se celula dëshiron të shpëtojë nga lideri rus sa më shpejt të jetë e mundur.

Besohet se zëvendësuesi i tyre i preferuar është mjeshtri i spiunazhit dhe dikur ndihmësi kryesor i Putinit, Alexander Bortnikov, i cili ka është shprehur në favor të despotit të Moskës për gabimet në luftën në Ukrainë.

Sipas inteligjencës ukrainase, 70-vjeçari është përzgjedhur sepse besohet se ai mund të drejtojë rivendosjen e lidhjeve ekonomike me perëndimin.

- Advertisement -

Bortnikov është kreu i agjencisë vendase të spiunazhit FSB dhe besohet se ka një rrjet personash të brendshëm që punojnë dhe jetojnë brenda Ukrainës, ku ai mbikëqyrte agjentët për shumë vite.

Spiun i pamëshirshëm në karrierë i lindur në Urale ka qenë prej kohësh një nga ndihmësit më të afërt të Putinit.

- Advertisement -

Ai gjithashtu drejton krahun ekonomik të FSB-së, duke luajtur një rol kyç në ndërtimin e rritjes së Rusisë pas epokës sovjetike – ndërkohë që drejton operacionet e kundërzbulimit për të siguruar që ajo të mos depërtohej nga spiunët perëndimorë.

Ndërsa po kalonte në radhët e FSB-së, Bortnikov dyshohet se e përdori atë përvojë kur mbikëqyri helmimin e Aleksandër Litvinenkos, sipas New York Times.

Ish-spiuni kishte dezertuar dhe kishte kërkuar azil në MB, ku punoi për të ekspozuar praktikat korruptive të Kremlinit përpara se të helmohej për vdekje me polonium.

Nëse komploti ekspozoi aftësinë e Bortnikov për spiunazh vdekjeprurës, atëherë një intervistë me gazetën qeveritare ruse Rossiiskaya Gazeta, Bortnikov ofroi një vështrim në ideologjinë e tij politike.

Në vitin 2017 ai u kritikua rëndë nga më shumë se 30 akademikë, të cilët pohuan se ai po legjitimonte spastrimet masive të kryera nga Joseph Stalin të njohur si Terrori i Madh.

Historianët vlerësojnë se rreth një milion njerëz vdiqën nga spastrimet në vitet 1930.

Në intervistë ai tha se arkivat tregojnë se “një pjesë e konsiderueshme” e çështjeve penale të të vrarëve gjatë asaj periudhe “kishte anën objektive të tyre”.

Ai tha se nuk donte të “zbardhte askënd”, por vuri në dukje “lidhjet e puçistëve me agjencitë e huaja të sigurisë”.

Që nga promovimi i tij në krye të FSB-së në vitin 2008, Bortnikov ka qenë një nga njerëzit më të fuqishëm në Rusi.

Aparati i përhapur i sigurisë punëson qindra mijëra njerëz dhe është përgjegjës për gjithçka, nga kundër-terrorizmi tek siguria kufitare, kundërzbulimi dhe mbikëqyrja elektronike.

Terrorizimi i opozitës politike, si i burgosuri Alexei Navalny, dhe protestuesit kundër luftës gjithashtu bien nën përgjegjësinë e tij.

Ndërsa Bortnikov thuhet se ka më pak ndikim te Putini sesa kolegët e tij të brendshëm Nikolai Patrushev ose Sergei Naryshkin, ai ende qëndron fort në qendër të elitës politike ruse.

Djali i Bortnikov, Denis është zëvendëspresident dhe kryetar i bordit drejtues të Bankës VTB shtetërore.

Babë e bir janë përfshirë në listat e sanksioneve ndërkombëtare.

Bortnikov gjithashtu ka një histori në botën e financave të kontrolluara nga shteti, gjë që mund të forcojë aftësinë e tij për të ndërtuar një bazë pushteti në rast të një grushti shteti.

Rreth fundit të mijëvjeçarit, jo shumë kohë pasi Putini u emërua ushtrues detyre i presidentit nga Boris Yeltsin, Bortnikov u emërua kreu i Shërbimit të Sigurisë Ekonomike (SEB).

Si instrumenti qendror që përdorej për të kontrolluar ekonominë, dhe ai që fuste oficerët e saj në çdo kompani të madhe për të kontrolluar dhe nxjerrë informacion prej tyre.

Përveçse i zhytur në lidhje, Bortnikov është i dekoruar mirë.

Sipas raportimeve të mediave ruse atij iu dha titulli Hero i Federatës Ruse, titulli më i lartë nderi në Rusi.

Ai është gjithashtu një nga pak njerëzit që fitojnë gradën e gjeneralit të ushtrisë.

Asgjë nga këto nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen e Putinit, sundimi i të cilit në Rusi është dukur i plotë për dy dekadat e fundit.

Tani mendohet se Putini është i zemëruar me Bortnikovin për lejimin e komandantëve të tij ushtarakë që të keqkëmben nga mbrojtja e egër e Ukrainës kundër pushtimit.

Tashmë nënkryetari i këshillit rus të sigurimit Dmitry Medvedev ka shkarkuar zëvendësin e FSB-së Vyacheslav Ushakov për shkak të inteligjencës që çuan në pushtim.

Një burim i inteligjencës ukrainase zbuloi kohët e fundit: “Vlen të përmendet se Bortnikov kohët e fundit është turpëruar nga diktatori rus.

“Arsyeja zyrtare e turpit të liderit të FSB-së janë llogaritjet e gabuara fatale në luftën kundër Ukrainës.

“Bortnikov dhe departamenti i tij ishin përgjegjës për të analizuar gjendjen shpirtërore të Ukrainës dhe aftësinë e ushtrisë ukrainase.”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit