0.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Ish-ambasadori Delawie del publikisht kundër Trumpit, ja çka thotë për Biden dhe Kosovën

Rekomandime

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, po vazhdon të tregohet kritik ndaj Administratës së presidentit Donald Trump.

- Advertisement -

Ai ditë më parë kishte kritikuar të dërguarin e Trumpit për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, duke e quajtur atë të paditur e duke e akuzuar se për dëmtim të interesave të SHBA-së.

Por, i ashpër Delawie së fundmi është treguar edhe ndaj vet presidentit Trump. Ai ka thënë se Trump po aspiron të ketë një regjim të stilit të Vladimir Putinit, pasi “dëshiron fuqinë”.

- Advertisement -

Në disa cicërima në rrjetin social Twitter, ish-ambasadori ka dalë publikisht në përkrahje të kandidatit demokrat për president Joe Biden dhe kandidates për nënpresidente Kamala Harris.

“Absolutisht. Trump aspiron të ketë një regjim të stilit Putin. Jo për të arritur asgjë për amerikanët, por sepse ai dëshiron fuqinë. Ashtu siç ishte Obama, Joe Biden do të jetë Presidenti i të gjithëve ne. #VotoJoedheKamala2020”, ka shkruar Greg Delawie.

- Advertisement -

Ai ka treguar se i është bashkuar veteranëve të sigurimit kombëtar që ka miratuar kandidaturën e senatores Harris për nënpresidente.

“Jam krenar që u bashkova me veteranët e tjerë të lartë të sigurimit kombëtar që miratojnë Senatorin Harris për nënpresidente! “Së bashku, Biden dhe Harris mund të fillojnë të bashkojnë kombin, dhe të shërojnë plagët e shkaktuara nga Presidenti Trump dhe miqtë e tij”, ka shkruar Delawie në një tjetër postim.

Ish-diplomati nuk ka kursyer lavdet për Bidenin, duke treguar për një ditë të kaluar me të në vitin 2016 në Kosovë.

“100% e vërtetë. Kam kaluar një ditë të tërë me nënpresidentin Biden në vitin 2016 në Kosovë. Ai ishte i zgjuar, i informuar mirë dhe super i mirë në të gjitha”, ka shkruar Greg Delawie.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit