3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Ish-ambasadori holandez demanton Isa Mustafën

Rekomandime

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka demantuar deklaratën e ish-kryeministrit Isa Mustafa.

- Advertisement -

Ish-kreu i LDK-së në një postim në Facebook ka shkruar se përfaqësuesit e Bilfinger janë treguar të painteresuar për rindërtimin e “Kosova A”, si dhe ka shtuar se gjitha çka kanë ofruar kanë qenë 15-20 faqe PowerPoint.

Bosch tha se deklarimet e Mustafës janë të pavërteta, duke shtuar se janë munduar jashtëzakonisht shumë për të bindur qeverinë për nisjen rindërtimit të “Kosova A”

“Fatkeqësisht nuk është ë vërtetë.

- Advertisement -

Unë isha i përfshirë personalisht dhe ne, ambasada holandeze dhe gjermane bëmë gjithçka për të bindur qeverinë se përmirësimi i katër nga pesë njësitë ishte i realizueshëm dhe relativisht i lirë, por asgjë, bash asgjë nuk ndodhi.

Një shans i humbur pasi për shumë pak para energjia elektrike mund të ishte siguruar që nga viti 2017/18”, ka shkruar ai në Facebook.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit