3.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë: Udhëheqësit serbë nuk kanë kufij

Rekomandime

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka shkruar në Facebook se udhëheqësit serbë nuk kanë kufij. Ai thotë se Serbia ka vuajtur mjaft nga tragjedia e Millosheviçit, për të cilën thotë se Vuçiq dhe Daçiq janë bashkëpërgjegjës

- Advertisement -

Bosch ka shpërndarë në Facebook një lajm të mediave serbe i cili thotë se Vuçiq ka deklaruar se nëse nuk arrihet kompromis me Kosovën përmes bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE, atëherë konflikti mund të ngrihet në të ardhmen duke te krahasuar atë me konfliktin ndërmjet Armenisë dhe Azerbexhanit.

“Udhëheqësit serbë nuk kanë kufij! Vuçiç fillon të ngjajë me diktatorin e Azerbajxhanit me fjalë me siguri, jo me vepra. Serbia ka vuajtur mjaft nga tragjedia e Millosheviçit për të cilën Vuçiq (dhe Daçiç) është bashkëpërgjegjës”, ka shkruar Bosch.

“Ish-ministri i Millosheviç paralajmëron për llojin e konfliktit të Nagarag-Karabahut mbi Kosovën nëse dështojnë përpjekjet e kompromisit. Presidenti i Serbisë paralajmëroi sot se nëse nuk arrihet një kompromis me Kosovën përmes bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE, atëherë konflikti i ngrirë mund të ngrihet në të ardhmen duke treguar llojin e Nagorno Karabak midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, duke u zotuar se çfarëdo që të ndodhë me bisedimet në Bruksel, Beogradi do të vazhdojë të forcojë veten ekonomikisht dhe ushtarakisht për siç tha ai “të mbrojë vendin në çdo moment nga çdo agresor i mundshëm””, thuhet në lajmin e shpërndarë nga Bosch.

- Advertisement -

https://www.facebook.com/51Robbie51/posts/4158954364121372

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit