-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ish-avokati i Limajt zgjidhet kryeprokuror i GjND-së

Rekomandime

Britaniku Karim Khan është zgjedhur kryeprokuror i ri i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Më parë, gjatë viteve 2014-2017, ai ka shërbyer si avokat i ish-zëvendëskryeministrit të Kosovës, Fatmir Limaj, kur ky po gjykohej nga EULEX-i.

Nasuf Abdyli

- Advertisement -

Khan, 50 vjeç, aktualisht ka qenë shef i hetimeve të Kombeve të Bashkuara për mizorit e luftës që janë kryer nga i ashtuquajturi Shtet Islamik në Irak.

BBC-ja raporton se suksesi i britanikut në garën e ngushtë për këtë pozitë do të shihet si fitore diplomatike për Mbretërinë e Bashkuar pas Brexit-it.

Khan e mori përkrahjen e 72 nga 123 shtete në rundin e dytë të votimit, ndërsa mandatin 9-vjeçar në pozitën e kryeprokurorit do ta fillojë në qershor të këtij viti. Ai mposhti kandidatë të tjerë nga Irlanda, Italia dhe Spanja.

- Advertisement -

Britaniku do të jetë vetëm kryeprokurori i tretë i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, duke qenë pasardhës i prokurores nga Gambia, Fatou Bensouda.

Në karrierën e tij 27-vjeçare, Khan ka punuar për prokurorinë e Tribunaleve Ndërkombëtare të Mizorive për luftërat në Jugosllavi dhe për gjenocidin në Ruandë.

- Advertisement -

Si avokat, ai e ka mbrojtur djalin e diktatorit Muammar Gaddafi të Libisë, Saifd Al Islam.

Ndër detyrat e para të tij do të jenë që të vendosë se si të merret me hetimet kundërthënëse për mizori të luftës në Afganistan dhe për hetimet e mundshme për mizori në territoret palestineze.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit