23.8 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Evropa po synon ta shpallë UÇK-në terroriste

Rekomandime

Nga Viktor Buzhala

- Advertisement -

Rasti i fundit i padisë ndaj presidentit të vendit dhe procesi i përsekutimit ndaj secilit individ që kishte peshë në UÇK ka një mesazh të qartë: Strategjia e Evropës përmes Gjykatës Speciale është ta paraqesë UÇK-në si terroriste. Në ishim fatlumë pse ushtria jonë nuk u shpall terroriste në kohën e veprimit të saj, pasi atëbotë skena gjeopolitike ishte jashtëzakonisht e favorshme.

Në Amerikë president ishte Bill Clinton, një politikanë shumë pro nesh. Tash është Donald Trump, që nuk ka ndonjë casje pozitive. Në Britani ishte Tony Blair, si nismëtari kryesor i bombardimeve të Serbisë. Sot është Boris Jonhson aspak i interesuar për ne. Për më tepër, rival e kishte pasuesin e Blairit, Jeremy Corbyn, i cili edhe atëbotë ishte kundër bombardimeve. Në anën tjetër, Franca udhëhiqej nga Jacques Chirac, i cili nuk i duronte serbët aspak. Sot, udhëheqet nga Macron i cili thuajse ka urrejtje ndaj shqiptarëve. Në Rusi ishte Boris Jelcin i cili nuk kishte ndonjë itneresim për politikën e jashtme dhe ishte shumë miqësor me Amerikën. Sot është Putin, i cili vec si të na bëjë ndonjë të zezë mendon.

Në këtë situatë, UCK atëherë nga spektri ndërkombëtar u shpall ushtri clirimtare, sic edhe e kishte misionin dhe i bëri veprat. Milloshevici u quajt kasap i Ballkanit, për cka edhe u gjykua. Ndërkohë, 20 vjet pas, ky spektër politik, po do me cdo kusht përmes veprimeve konkrete ta shpallë de facto UCK-në si ushtri që bëri gjenicid ndaj serbëve, që trafikoi organet e tyre dhe që s’la të zezë pa bërë.

- Advertisement -

Ne te gjithë e dimë që realiteti është komplet ndryshe. Por, fatkeqësisht Evropa udhëhiqet nga njerëz që nuk na duan të mirën, përderisa edhe fuqitë botërore nuk janë pro nesh, asnjëra nga to. E kemi Amerikën aleat të përjetshëm, por nën këtë administratë është më tepër neutrale se sa po bën ndonjë veprim të mirë ndaj Kosovës.

Evropa na bëri të qartë se ska as liberalizim vizash për ne dhe dëshiron vetëm dialogun me Serbinë.

- Advertisement -

Kosova duhet të veprojë urgjent. Ne nuk bën të ulemi me Serbinë në asnjë rrethanë në tavolinë pa e pranuar represionin, gjenocidin dhe krimet makrabre të bëra ndaj nesh dhe pa kërkuar falje.

Në të kundërtën, nëse Serbia hyn në Evropë, atëherë në do të jemi përjetësisht të përjashtuar nga ajo dhe do të njihemi si shtet terrorist.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit