-0.1 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Ish-bashkëpunëtori i Albin Kurtit: Kur shokët vijnë në pushtet, nuk i thërras as nuk u përgjigjem

Rekomandime

Njëri prej organizatorëve të protestave studentore dhe botuesi i gazetës “Epoka e Re”, Muhamet Mavraj ka thënë se Albin Kurti, bashkëpunëtor i tij në organizimin e protestave, është vonuar shumë që të vij në pushtet.

Sipas Mavrajt ai ka humbur kohë kot dhe tani po lëvizë ngadalë dhe po humbet kohën e Kosovës.

- Advertisement -

“Albini është vonu për me ardhë në pushtet. Ka humbë kohë shumë kot, është dashtë me ardhë më herët, dikund në njërën prej qeverive të mëparshme që të përfitojë eksperiencë”, ka thënë ai.

Mavraj nuk e ka fshehur dëshpërimin e tij me ngathtësinë e qeverisë Kurti.

“Jam pak i dëshpërum sepse po ec shumë shumë ngadalë dhe po humbin vitet. Dhe s’janë vitet e tij, por janë vite të Kosovës”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Ndonëse bashkëpunëtor të afërt me Kurtin, Bujar Dugollin e të ndjerin, ish-rektorin Ejup Statovci, Mavraj ka thënë se kur shokët e tij vijnë në pushtet nuk i thërret por nuk u përgjigjet as ftesave të tyre.

“Rrugët tona janë ndarë, por lidhjet shoqërore e vëllazërore vazhdojnë. Kur shokët janë në pushtet, nuk ju shkruaj as nuk ju shkoj, nuk i thërras. Bile as ftesave nuk u përgjigjem”, ka theksuar Mavraj.

- Advertisement -

Hera e parë që ka hyrë në objektin e qeverisë ka qenë në vitin e kaluar, për t’ia uruar Albin Kurtit zgjedhjen kryeministër i Kosovës.

“Unë në jetën time vetëm një herë kam qenë në qeveri fizikisht, për me ia uru Albinit ,me komplet grupin e ’97-ës në vitin e kaluar”, ka theksuar Mavraj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit