-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Ish-drejtori i Bahtirit ia jep vetes çmimin e parë dhe 1 mijë euro shpërblim

Rekomandime

Në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, buzë lumit Ibër, ishte hapur ekspozita mbarëkombëtare për çmimin “Kadri Kadriu”, në të cilën me punimet e tyre në pikturë, skulpturë, grafikë morën pjesë artistë nga të gjitha trojet shqiptare.

Konkursin për këtë ekspozitë e kishte shpallur drejtori i Agim Bahtirit, Tafil Peci, më 25 tetor 2021, i cili është edhe fitues i çmimit të parë për punimin në pikturë, raporton Demokracia.com.

- Advertisement -

Afati i fundit për dorëzimin ishte data 15 nëntor, kur ende nuk ishte bërë dorëzim-pranimi i detyrës së të parit të Mitrovicës, nga Bahtiri te Hamza.

Peci vetë e kishte përgatitur vendimin për konkursin, vetë e kishte krijuar jurinë profesionale dhe në fund edhe vetë e mori çmimin e parë, i cili sipas vendimit të nënshkruar nga Peci, i merr edhe 1 mijë euro si shpërblim.

Sipas komunikatës së Komunës së Mitrovicës së Jugut, juria profesionale, pas vlerësimit të të gjitha punimeve të arritura, çmimin e parë ia ndau Tafil Pecit, për punimin në pikturë, çmimin e dytë Sabri Behramit, për punimin në skulpturë, ndërsa çmimi i tretë iu dha Musa Prelvukajt për grafikë.

- Advertisement -

Të gjitha procedurat deri te ndarja e çmimeve ishin zhvilluar nga ish-drejtori i Agim Bahtiri, Tafil Peci, menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve, pa u njoftuar fare qeverisja e re e Hamzës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit