7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ish-drejtori i Policisë: Do ta mbroja me jetë ish-presidentin Thaçi gjatë vizitës së tij në Veri

Rekomandime

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj i ftuar në emisionin “Politiko” në Kanal 10, ka folur për vizitën e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në Bërnjak.

Ai ka treguar detajet e kësaj vizite, ndërsa ka pohuar se është i gatshëm ta jap edhe jetën për sigurinë e ish-presidentit Thaçi gjatë vizitiës në Bërnjak.

- Advertisement -

“Presidenti Thaçi fillimisht ka vizituar pikën kufitare në Bernjak, është interesuar për punën e Policisë atje, unë si drejtor i Policisë së Kosovës e ndjej veten krenar që kam ofruar siguri për presidentin e vendit tim, njësoj do të veproja edhe sot nëse do të më kërkonte Presidentja aktuale”, ka deklaruar Qalaj.

“Unë madje jam i gatshëm edhe sot, dhe kam qenë edhe atëherë se si drejtor i Policisë së Kosovës do ta jepja jetën për të ofruar siguri për Presidentin e vendit tim”, ka shtuar Qalaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit