1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ish drejtori i policisë: Kosova ta çojë deri në fund vendimin për targat – Policia dhe AKI janë të njoftuar për skenarë të mundshëm

Rekomandime

Pak ditë para skadimit të afatit për konvertimin e targave të serbëve lokal nga ato KM në RKS, kryeministri i Kosovës Albin Kurti sërish të enjten u ka bërë thirrje serbëve në gjithë Kosovën që targat e vjetra të zëvendësohen me ato të Republikës së Kosovës.

Krahas kësaj thirrje ka pasur një kundër reagim nga Lista Serb, të cilët kanë thënë se në rast se Qeveria e Kosovës merr ndonjë aksion në veri të Kosovës për konfiskimin e targave KM do të ketë bllokim të rrugëve në atë pjesë.

- Advertisement -

Por është dikush që ka pasur përvoja të shumta me rastet në veri të Kosovës kur serbët kanë bllokuar ose kanë penguar çdo përpjekje të institucioneve të Kosovës për të vendosur rend dhe ligj në atë pjesë të Kosovës, e i cili po vlerëson se Qeveria e Kosovës duhet t`i shkoj deri në fund vendimit të saj për targat.

Është ish drejtori i përgjithshëm I policisë së Kosovës Rashit Qalaj i cili për Gazeta Blic ka thënë se ekzistojnë disa skenarë në atë pjesë të Kosovës e për të cilët ka vlerësuar se institucionet e sigurisë së Kosovës duhet të jenë të përgatitura.

Përveç njësive speciale ai ka përmendur këtë edhe agjencinë Kosovare të Inteligjencës.

- Advertisement -

“Me vëmendje jam duke përcjelle situatën në veri ku kemi në njërën anë vendimi ne Qeverisë e Kosovës që është legjitim dhe në përputhje me ligjet dhe kushtetutën e Kosovën dhe në njërën anë kemi paralajmërimin ne grupeve kriminale strukturave atje që përkrahjen nga lista serbe dhe direkt nga presidenti Aleksandër Vuciq”, thotë Qalaj.

Sipas tij institucionet e Kosovës gjegjësisht policia nuk duhet të lejoj që në atë pjesë të vendor të ketë bllokim të rrugëve por që vendimi të respektohet për targat.

- Advertisement -

“Këtë situatë Vuciq po e përdor si adut për bisedimet Kosovës serbi dhe institucionet e Kosovës nuk duhet lejuar bllokimin e rrugëve port ë zbatojnë vendimin në bashkërendim me aletarët tanë këtë rast SHBA dhe BE’, thotë ai.

Sipas tij policia e Kosovës dhe AKI duhet te jenë të përgatitura për çfarëdo llojë situatë. Për këtë ka një shpjegim.“Edhe serbët lokal, por edhe policia dhe AKI kanë pasur kohë të mjaftueshme që të përgatiten për çfarëdo skenari që mund të ndodh në atë pjesë të Kosovës, vlerëson ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit