12.5 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Ish-gazetari i njohur, Avdulla Bytyqi i bashkohet Vetëvendosjes

Rekomandime

Ish-gazetari i njohur, Avdulla Bytyqi, sot i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.

- Advertisement -

Këtë e ka bërë të ditur kreu i VV-së, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook.

Kurti ka vlerësuar lart figurën e ish-gazetarit Bytyqi, duke thënë se është njohës i mirë i marrëdhënieve me publikun dhe ka kryer një varg trajnimesh në këtë fushë në Londër e Washington, shkruan Kosova Ime.

Postimi i Kurtit:

- Advertisement -

Avdulla Bytyqi është me origjinë nga Shkoza e Malishevës. Ka studiuar dhe jeton në Prishtinë.

Në vitin 1986 ka marrë titullin profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe në Fakultetin Filozofik.

- Advertisement -

Nga viti 1990 deri në vitin 2000, ka punuar gazetar në gazetën “Rilindja”, nga viti 2000 deri në vitin 2004, si gazetar, redaktor dhe redaktor përgjegjës në gazetën “Bota Sot” e më pas redaktor në gazetën “Kosova Sot” për 10 vite rresht.

Është njohës i mirë i marrëdhënieve me publikun dhe ka kryer një varg trajnimesh në këtë fushë në Londër e Washington. Ka ushtruar edhe detyrën e zëdhënësit në Ministrinë e Shërbimeve Publike.

Avdulla Bytyqi sot u anëtarësua në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, dhe atë e mirëprita bashkë deputetin e ardhshëm të Kuvendit të Republikës, Gani Krasniqin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit