23.9 C
Pristina
Sunday, April 14, 2024

Ish-gjenerali Geci: FSK është e gatshme që të prodhojë siguri kudo në botë

Rekomandime

Gjenerali i pensionuar, Xhevahir Geci, thotë se është zhveshur nga petku i uniformës, por nga jeta ushtarake jo, sepse siç tha, atë e ka një lloj standardi të jetës.

Ai është i sapo pensionuar, në moshën 55 vjeçare që është standardi për gjeneralët ushtarakë dhe thotë se nuk e pati të lehtë ditën e pensionimit.

- Advertisement -

“I takoj një grupi të fshatit tim posaçërisht dhe kem fatin gjithherë dua ta potencoj, që e kemi pasur njeriun e familjes, komandantin legjendar Adem Jashari dhe kemi marrë frymëzim edhe nga ai. Por edhe si familje qysh në moshën e re kemi menduar që nuk shkon gjithherë në robëri. Do të thotë edhe nga e kaluara jonë jemi frymëzuar dhe kemi filluar fillimisht në grupe të vogla të bëjmë një lloj rezistence”, u shpreh Geci në Sytë7.

Tutje, ai thotë se Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme dhe përgatitur që të prodhojë siguri kudo në vende të botës. Sipas gjeneralit me përvojë 30 vjeçare, shumica e pjesëtarëve që i shërbejnë FSK-së e duan dhe admirojnë punën e tyre.

“Misioni dhe detyrat në Gardën Kombëtare janë shumë specifike, kërkim shpëtim, të kërkosh të shpëtosh dikë tjetër, të ballafaqohesh me rrezik të drejtpërdrejtë vet ushtaraku, vetë personeli. Ne si lider nuk e kemi pasur atë detyrë, ndoshta atë rrezik permanent sa e kane pasur pjesëtarët tonë, e kemi pasur vitin e kaluar diku përmbi 1 muaj ditë e kemi kërkuar një person që ka bërë vetëvrasje, i ndjeri nga Rahoveci. Ka pasë vërshime, ngrica dhe më ftohtë sesa janari i sotëm, por për një muaj ditë nuk janë nda pjesëtarët e gardës së kërkim shpëtimit”.

- Advertisement -

Sipas Gecit pjesëmarrja e FSK-së në misione jashtë vendit tregon se është e gatshme të marrë pjesë edhe si paqeruajtëse, gjithherë duke llogaritur në krah të një ushtrie që ka më shumë përvojë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit