5.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Ish-inxhinieri i Google thotë se pavdekësia do të arrihet brenda tetë vitesh

Rekomandime

Një ish-inxhinieri i Google, Ray Kurzweil ka thënë se njerëzit do të arrijnë pavdekësinë në tetë vjet – dhe 86 përqind e 147 parashikimeve të tij deri më tani kanë qenë të sakta.

- Advertisement -

Ray Kurzweil duke folur për kanalin Adagio në Youtube, ka diskutuar zgjerimin në gjenetikë, nanoteknologji dhe robotikë të cilat ai beson se do të çojnë në “nanobotët” që do të ndryshojnë moshën.

Sipas tij, këta robotë të vegjël do të riparojnë qelizat dhe indet e dëmtuara që përkeqësohen ndërsa trupi plaket dhe do të na bëjnë imun ndaj sëmundjeve të rënda si kanceri. Por, parashikimet se një arritje e tillë mund të ndodhë deri në vitin 2030 janë pritur me emocione dhe skepticizëm, pasi shërimi i të gjitha sëmundjeve vdekjeprurëse duket ende shumë larg.

- Advertisement -

Kurzweil ishte punësuar nga Google në 2012 për të ‘punuar në projekte të reja që përfshijnë mësimin e makinerive dhe përpunimin e gjuhës’, por ai kishte nisur parashikimet teknologjike shumë kohë më par.ë

Në vitin 1990, ai parashikoi se shahisti më i mirë në botë do të humbiste nga një kompjuter deri në vitin 2000, dhe kjo ndodhi në vitin 1997 kur Deep Blue mundi Gary Kasparov. Kurzweil kishte bërë një tjetër parashikim befasues në vitin 1999: ai tha se deri në vitin 2023 një laptop 1000 dollarësh do të kishte fuqinë kompjuterike dhe kapacitetin e ruajtjes aq sa truri i njeriut. Ndërsa tani ish-inxhinieri i Google beson se teknologjia do të bëhet aq e fuqishme sa do t’i ndihmojë njerëzit të jetojnë përgjithmonë, në atë që është i njohur si singulariteti.

- Advertisement -

Sipas LifeBoat, singulariteti është një pikë teorike kur inteligjenca artificiale tejkalon inteligjencën njerëzore dhe ndryshon rrugën e evolucionit tone.

Kurzweil, një autor që e përshkruan veten si një futurist, ka parashikuar se singulariteti teknologjik do të ndodhte deri në vitin 2045, me Inteligjencën Artificiale që do të kalonte një test të fuqishëm ‘Turing’ në vitin 2029 – një test i aftësisë së një makinerie për të shfaqur sjellje inteligjente ekuivalente ose të padallueshme nga ajo e një njeriu.

Në diskutimin e tij, Kurzweil tha se makinat tashmë po na bëjnë më inteligjentë dhe lidhja e tyre me neokorteksin tonë do t’i ndihmojë njerëzit të mendojnë më me zgjuarsi.

Ndryshe nga frika e disave, sipas DailyMail ish-inxhineri beson se implantimi i kompjuterëve në trurin tonë do të na përmirësojë.

“Ne do të kemi më shumë neokorteks, do të jemi më qesharak, do të jemi më të mirë në muzikë. Ne do të jemi më seksi,”- citohet të ketë thënë ai.

Në vend të një vizioni të së ardhmes ku makinat marrin përsipër njerëzimin, Kurzweil beson se ne do të krijojmë një sintezë njeri-makinë që do të na bëjë më të mirë.

Koncepti i nanomakinave që futen në trupin e njeriut ka qenë në fantashkencë për dekada. Në filmin Star Trek, robotë të vegjël molekularë të quajtur nanite u përdorën për të ndihmuar në riparimin e qelizave të dëmtuara në trup. Ndërsa më shumë se dhjetë vjet më parë, Fondacioni Kombëtar i Shkencës i ShBA-së parashikoi se “telepatia e përmirësuar nga rrjeti” – dërgimi i mendimeve përmes internetit – do të ishte praktike deri në vitet 2020.

Pra procesi ka filluar shekuj më parë, me pajisje të thjeshta si syzet dhe trumbetat e veshit që mund të përmirësonin në mënyrë dramatike jetën e njerëzve. Më pas erdhën makineri më të mira si aparatet e dëgjimit apo pajisje që mund të shpëtonin jetën, si stimuluesit e ritmit dhe aparatet e dializës. Ndërsa në dekadën e dytë të shekullit të 21-të, po dëgjojmë për mundësinë e organe të rritura në laboratorë, kirurgjinë gjenetike e të tjera.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit