2.2 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Ish-këshilltari i Thaçit ‘godet’ Surroin: Libri i tij është suImi më brutaI kundër Drenicës

Rekomandime

Ismail Syla, ish-këshilltari i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, ka thënë sonte se publicisti Veton Surroi përmes libri të tij “Këmbët e Gjarprit”, ka tentuar të shkruajë kundër Drenicës.

- Advertisement -

Sipas tij, ky libër ‘Këmbët e Gjarprit’, është sulmi më brutal dhe më barabar që i është bërë Drenicës ndonjëherë në 70 vitet e fundit, pasi shprehte “se në librin e tij ai arrin që për 3 figura të UÇK-së që janë nga Drenica, fyerjet që ua bënë liderëve të Drenicës i konsideron si qenie subhumane, nën njerëzore.

“Ai nuk është i paditur që Hashim Thaçin ta quaj si një person nga Malisheva, kjo është fyerja më e madhe, fyerja e dytë është biçikleta e Jakup Krasniqit, ndërsa për Azem Sylën e ka një shkrim më të shëmtuar dhe më barbar të mundshëm. Veton Surroi mund të mendojë të asgjësojë këtë trinom në librin e tij, dhe përpiqet që t’i eliminojë dhe të tregojë se në çfarë liderë dhe profile ka rënë fati i Kosovës. Ai, Jakup Krasniqi, ai, Hashim Thaçi dhe Azem Syla, për fatin e Kosovës e kanë lëvizur pozitivisht pozicionin e Kosovës 1000 herë më mirë se sa Veton Surroi në librin e tij”, tha ai në Debat Plus.

Sa i përket deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, pas fyerjeve she ofendimeve që i ka marrë kohëve të fundit, Syla theksoi se “ajo e përfaqëson zërin e një partie politike, di të mbrohet dhe luftojë”.

- Advertisement -

“Ofendimet që i bëhen asaj qëndron kur tentohet të shkruajnë kundër Drenicës”, shtoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit