12.3 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Kosova shteti më i izoluar, feston Ditën e Europës

Rekomandime

Edhe pse Kosova është shteti më i izoluar në Europë, vendi ynë vazhdon ta festojë Ditën e Europës.

Qytetarët e Kosovës vazhdojnë të jeni me të izoluarit në Europë, por kjo nuk po i pengon që të festojnë 9 Majin, që shënohet si Dita e Europës, ditë kjo që po kremtohet me aktivitete të ndryshme në mbarë Kosovën.

- Advertisement -

Kjo ditë, në vendet anëtare të BE, shënohet duke vendosur flamurin e kësaj organizate. Ndërsa nga viti 2019, pos shënimit të ditës, 9 maji është bërë festë zyrtare dhe ditë pushimi edhe në Luksemburg.

Pra, Kosova është vetëm vendi i dytë në Europë që në kalendarin e festave e shënon si ditë pushimi 9 Majin.

Ligji i Festave Zyrtare në Republikën e Kosovës përshinë njëmbëdhjetë (11) festa zyrtare me dymbëdhjetë (12) ditë pushim (dy ditë të Vitit të Ri, 1 dhe 2 janar). Në mesin e këtyre festave, janë edhe: Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës (9 prill); Dita e Punëtoreve (1 maj) dhe Dita e Evropës (9 maj).

- Advertisement -

Duhet theksuar se Kosova i ka plotësuar kriteret për liberalizimin e vizave prej vitesh, por se Këshilli i BE’së që përbëhet nga qeveritë e vendeve anëtare të BE-së, ende nuk kanë dhënë dritën e gjelbër, dhe vazhdon t’i mbajë qytetarët e Kosovën të vetmit në Europë të izoluar./gazetametro.net

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit