2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Ish-komandanti gjerman i KFOR’it viziton Sali Berishën

Rekomandime

Ish-komandantin e KFOR-it në Kosovë, Erhard Buhler, i cili është edhe president i Asocacionit Gjerman Kosovar në Gjermani, ka vizituar ish-kryeministrin shqiptar Sali Berisha. Ky i fundit e lavdëroi atë si mik të shquar të shqiptarëve dhe tregoi se e ka falënderuar punën e tij për paqen në Kosovë.

- Advertisement -

“Dje pata një takim me një mik të shquar të shqiptarëve, Gjeneralin me katër yje, Erhard Buhler, ish-komandant i KFOR-it në Kosovë dhe ish-komandant i lartë në zona të rëndësishme të NATO-s dhe President i Asosacionit Gjerman-Kosovar në Gjermani. Në këtë takim unë e falënderova me mirënjohje Gjeneralin Buhler për ndihmesën e tij të çmuar për paqen, stabilitetin në Kosovë dhe rajon si dhe interesin e tij të rëndësishëm në organizimin e shqiptarëve në Asocacionin Gjerman Kosovar ne Gjermani dhe udhëheqjen e këtij asocacioni në vendin e tij”, ka shkruar Berisha.

Ai tha se shqiptaret sot janë komuniteti i dytë i huaj më i madh në Gjermani dhe tha se pjesëmarrja e tyre në nivel lokal dhe atë federal është e rëndësishme.

“Shqiptarët sot janë komuniteti i dytë i huaj më i madh në Gjermani organizimi i tyre në nivel lokal, por doemos edhe federal, është i domosdoshëm dhe me interes shumë të madh si për komunitetin shqiptar dhe të drejtat e tij në Gjermani që iu takojnë në përputhje me ligjet gjermane dhe ato të BE-së, por edhe për lobimin e tyre të fuqishëm në ndihmë të Shqipërisë dhe Kosovës pranë Bundestagut, Kancelarisë dhe institucioneve tjera federale dhe bizneseve të Gjermanisë”.

- Advertisement -

Berisha njoftoi se në këtë takim diskutuan për gjendjen dhe zhvillimet në Shqipëri dhe rajon.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit