3.9 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Tanket zbresin në rrugë, avionët “pushtojnë” qiellin mbi Selanik

Rekomandime

Greqia ka mbajtur, këtë të premte, më 28 tetor, një paradë gjigante ushtarake në Selanik.

Në 82-vjetorin e zmbrapsjes së Italisë fashiste, ushtria greke, mbushi sheshin në Selanik, aty ku parakaluan edhe mjetet të rënda ushtarake, ndërsa në qiell fluturuan edhe avionë e helikopterë. Po ashtu, nuk munguan edhe anijet ushtarake. Në paradë fluturuan edhe avionët luftarakë “Rafale”, të cilat Greqia sapo i ka blerë nga Franca, si dhe helikopterët Apache, Chinook, Kiowa Warrior, por edhe mjetet e blinduara Marder 1A3, si dhe TTOA M1117.

- Advertisement -

Kjo paradë madhështore, edhe pse në këtë datë të shënuar për popullin grek, vjen në një situatë kur bota është e trazuar për shkak të luftës në Ukrainë, ndërsa edhe tensionet e Athinës me Ankaranë kanë qenë të larta gjatë kohëve të fundit.

- Advertisement -

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit