10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ish-komandanti i FSK-së: Ushtria e Kosovës s’mund të marrë pjesë në Iuftime frontale në Ukrainë

Rekomandime

Kosova ka shprehur gatishmërinë për të marrë pjesë në çdo mision të mundshëm të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Ukrainë, pasi frika për një pushtim rus po rritet çdo ditë e më shumë.

Por, ish-komandanti i Përgjithshëm i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati thotë se kjo forcë është e gatshme që të marrë pjesë në misione jashtë vendit, por jo në Iuftime të drejtpërdrejta.

- Advertisement -

“Unë mendoj së nëse do të bëhej një kërkesë e tillë nga SHBA-ja apo nga Garda Kombëtare e Ajovas, të cilën e kemi partner kryesor strategjik, atëherë mendoj se ushtria e Kosovës ka kapacitete jo Iuftarake, por kapacitete logjistike, mjekësore, kapacitete me oficerë që janë shkolluar jashtë Republikës së Kosovës për të dhënë kontributin e vet nëse kërkohet një gjë e tillë”, tha Kastrati.

Gjenerallejtënant Kastrati thotë se pjesëtarët e FSK-së janë të stërvitur edhe në temperatura të jashtëzakonshme.

Mendoj se ushtarët e Kosovës, oficerët dhe nënoficerët janë të stërvitur mirë në kushte ekstreme të ftohta, do të mund t’i përballonin edhe kushtet klimatike ekstreme në atë pjesë të botës. Personalisht mendoj se nuk do të ishte problem nëse kërkohet një gjë e tillë. Edhe pse ka pesë vjet që nuk jam atje (në FSK), por e përcjell nga afër, unë mendoj ne nuk mund të marrim pjesë me trupa të shumtë, por simbolikisht siç kemi qenë në Kuvajt edhe këtu me një numër të konsiderueshëm të trupave, siç janë logjistika, mjekësia, kërkim – shpëtimi. Nëse kërkohet Ushtria e Kosovës ka kapacitete shumë profesionale që ta kryej atë mision në mënyrë të shkëlqyeshme”, shtoi Kastrati.

- Advertisement -

Ish-komandanti i kësaj i ushtrisë thotë se duhet edhe shumë punë që FSK-ja të marrë pjesë drejtpërdrejt në Iuftime. Sipas tij, duhen ende pajisje të sofistikuara luftarake dhe trajnime sipas standardeve të NATO-s.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit