1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ish-komandanti i UÇK-së: Më mirë të kishte nisur Iufta në Kosovë kur ka filluar në Kroaci e në Bosnje

Rekomandime

Ish-luftëtari i dy luftërave të viteve ’90, Kadri Kastrati i ftuar në emisionin “n’Demos” ka rrëfyer përvojat e tij ushtarake.

Sipas tij, po të kishte nisur lufta në Kosovë gjatë kohës kur kishte filluar në Kroaci e në Bosnje, sukseset e UÇK-së, do të ishin më të mëdha.

- Advertisement -

“Mendimi im personal është që më mirë të kishte nisur lufta në Kosovë kur ka fillu në Kroaci e në Bosnje, sepse Serbia ish dasht me u shpërnda në tri fonte, unë mendoj që kish qenë shumë më lehtë, e sot nuk e kishim këtë fazë trazicioni që po e kalojm edhe tash. Unë mendoj që jemi vonuar, në atë kohë 720 oficerë shqiptarë kanë dhënë se do t’i bashkohen luftës nëse ftohen nga institucionet e Kosovës”, ka treguar Kastrati, përcjell GazetaDemos.

Si një ushtarak më përvojë, misioni i tij në Kosovë ishte përgatitja e njerëzve për luftë.

“Unë kam qenë në frontet e mbrojtjes së Dubrovnikut, kemi pas për mision shtyrjen sa më larg të ushtrisë serbe e malazeze që të mos goditet Dubrovniku. Kam pasur për mision përgatitjen e ushtarëve për front, u mësoja se si të përdoret arma e këto armatime tjera, në Kosovë e kam pasur për mision t’i përgatis njerëzit e aftë për luftë”, ka thënë mes tjerash Kastrati.

- Advertisement -

Emisioni i plotë:

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit