19.4 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Nga dëshira me ikë prej Kosove po i korruptojna edhe gjermanët

Rekomandime

Nga Viktor Buzhala

- Advertisement -

Nuk mund t’i besoja syve teksa shihja që një faqe në rrjetin social e ndërroi emrin duke ia vendosur: Termine për viza.

Në vitin 2021, para syve të krejt botës, haptas bëhen dallavere me termine për viza pune.

Madje, jo nga institucionet që udhëhiqen nga kosovarët, por tek një institucion kulminant gjerman, diplomacinë.

- Advertisement -

S’do mend që dikush brenda ambasadës është korruptuar dhe po ua mundëson matrapazëve kosovarë të shesin termine për viza.

Pra, ne i kemi korruptuar edhe vet gjermanët, një nga popujt më parimor të botës.

- Advertisement -

Esenca është tjetërkund: korruptimin e sjell në pah etja e kosovarëve për të ikur nga këtu.

Pra, s’ka shpresë. Mijëra veta shtyhen me brryla cili të bënë termin më herët dhe ti mbledh plaçkat për të ikur nga këtu.

Emigrimi në baza individuale është normal për çdo vend. Edhe emigrimi masiv në një periudhë të caktuar kohore është normal. Italianët kanë emogurar më herët drejt Gjermanisë. Vet gjermanët me shumicë drejt Amerikês apo portugezët drejt Zvicrës.

Por, këto trende janë ndalur pasi numri i emigirimeve është i kufizuar dhe ata që donë të ikin, e bëjnë këtë. Pastaj vjen zhvillimi i atij vendi dhe trendi ndalet krejtësisht.

Ndërsa, tek ne trendi i emigrimit masiv vazhdon tash e 5 dekada. Në vend të ndalet, vetëm po shtohet. Sigur të kishte viza pune dhe akomodim legal, mbi 80 për qind e kosovarêve brenda ditës aterrojnë anëkend Gjermanisë a Zvicrës.

Një vend, të cilit i dyndet popullata drejt ambasadave për të kërkuar viza pune i duhet reflektim i thellë.

Pallavrat politike, trimnia, dialogu, veriu e çështje tjera automstikisht duhet të kalojnë në plan të dytë.

Ftesa për investitorë të jashtëm duhet të jetë në plan të parë. T’u ofrojmë tokë, lirim nga taksat, tua paguajmë një pjesë të punëtorëve për një periudhë, ta kthejmë pak shpresë.

Kjo është mënyra e vetme që ta pakësojmë numrin para ambasadave. Është treni i fundit për ne.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit