-0.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Ish-Komandanti Kastrati në përvjetorin e operacionit “Shigjeta”: Ishte mësymja më e madhe e UÇK-së

Rekomandime

Komandanti i operacionit “Shigjeta” Nexhmedin Kastrati, ka kujtuar këtë operacion që ndodhi 22 vjet më parë e njihet si një prej betejave më të lavdishme të UÇK-së, ka treguar më shumë detaje për organizimin e ushtarëve.

- Advertisement -

“Pas ardhjes së fluksit të vullnetarëve nga diaspora janë organizuar qendra të mobilizimit ku janë armatosur ushtarët, janë formuar strukturat organizative ushtarake, janë caktuar komandantët e njësive dhe kanë filluar përgatitjet për mësmyje të vijës kufitare. Pas urdhrit të Komandës së Përgjithshme komanda e operacionit ka filluar përgatitjet ushtarake me lëviz njësitë në brezin kufitar dhe të vëzhgojnë territorin. Pjesa më e madhe e njësive të UÇK-së kanë qenë këmbësoria dhe armatim i lehtë, pra i këmbësorisë”.

Ai në Klan Kosova, ka thënë se ky sulm ka qenë operacioni më i madh i organizuar ndonjëherë prej UÇK-së.

“Pas fillimit të b0.mbardimeve forcat serbe kishin përforcuar të gjitha vijat kufitare, kishin organizuar fusha mI.nash, kishin marrë përforcime prej njësive brenda dhe njësi vullnetare radI.kale me përbërje të ushtarëve të Rusisë, Ukrainës, Bullgarisë dhe të tjera.

- Advertisement -

“Operacioni “Shigjeta” është ndarë në tri radhitje – drejtime taktike. Gjithçka ishte e përgatitur, ishin bërë vëzhgimet, njësitë i ishin afruar vijës kufitare (vijës së armik.ut). Ishte mësymja më e madhe masovike e UÇK-së, Ka qenë befasi për armi.kun neutralizimi i forcave të atyre dhe shtyrja në brendësi të Kosovës”.

Komandanti i operacionit “Shigjeta” deklaroi se forcat serbe kanë pësuar humbje të mëdha në këtë operacion të cilin e kanë cilësuar si t.merri i Pashtrikut.

- Advertisement -

“Ne me sul.min në malet e Pashtrikut kemi arritur që edhe t’i lidhim të gjitha forcat e armik.ut që ka lehtësuar edhe b0m.bardimet e NATO-s. Kemi pasë edhe na humbje. Në gjithë operacionin “Shigjeta” janë var.arë 18 ushtarë dhe janë pla. gosur 57, edhe pse forcat serbe përmendin me qindra e mijëra, po ato nuk janë të vërteta dhe kanë ndodhur në radhët e tyre. Radhët tona kanë pasë humbje minimale në krahasim me madhësinë dhe gjerësinë e frontit, derisa armatimi ka qenë i lehtë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit