17.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Kurti emëroi zëvendësministër personin që dikur VV-ja e kritikonte si të punësuar partiak të PDK-së

Rekomandime

Agon Dobruna është zëvendësministri i ri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal. Ai të enjten mori nënshkrimin e kryeministrit Albin Kurti për këtë pozitë.

Megjithatë, para shtatë vjetësh ishte pikërisht partia e Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje, që Dobrunën e kishte akzuar si të punësuar partiak nga Partia Demokratike e Kosovës në bordin e ndërmarrjes “Çabrati” në Gjakovë.

- Advertisement -

Në kohën kur VV-ja akzonte Komunën e Gjakovës për punësime partiake, kishte përmendur emrin e Dobrunës, tani zëvendësministër në Qeverinë Kurti.

“Në bordin e ndërmarrjes ‘Ngrohtorja e Qytetit’, dy nga katër të përzgjedhurit janë partiakë. Malush Tullumi, si aktivist dhe ish-kandidat për deputet nga LDK, dhe Ndue Nikaj, i cili është babai i ish-ministrit Bernard Nikaj nga AKR. Edhe në bordin e ndërmarrjes ‘Çabrati’ dy nga katër të përzgjedhurit janë partiakë. Agon Dobruna, i cili tash e sa kohë është sekretar i degës së PDK-së në Gjakovë, dhe Ardita Rizvanolli, e cila është anëtare dhe ish-kandidate për deputete nga LDK-ja”, thuhej në akzën e VV-së të publikuar më 2 dhjetor 2014.

Ky reagim i VV-së është fshirë nga uebfaqja e Vetëvendosjes, por postimi i saj në Facebook jo.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit