8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ish-kryediplomati shqiptar: Edi Rama ndaj Kosovës “ka qasje të gabuar”

Rekomandime

Besnik Mustafaj, ish-ministër i Jashtëm i Shqipërisë, ka thënë se Qeveria e Kosovës e ka qasjen e duhur për sa i përket dialogut me Serbinë.

E Serbia, sipas tij qëllimshëm po e zvarritë procesin e dialogut.

- Advertisement -

Gjatë një interviste dhënë për KosovaPress, ish-kryediplomati shqiptar e ka kritikuar kryeministrin Edi Rama që ndaj Kosovës “ka qasje të gabuar”.

“Ka qenë një nevojë e ndjeshme për Kosovën që të forcojë subjektivitetin e saj ndërkombëtar, sidomos përballë Serbisë në negociatat të pafundme që janë bërë tashmë. Por që duhet të ishte si e barabartë. Besoj se Qeveria Kurti ka gjetur qasjen e duhur për t’i dhënë Kosovës rëndësinë që ka në dialog”, ka thënë ai. Kjo reflektohet edhe të tjerat, pasi nga ana formale, përveç Serbisë askush nuk është munduar që ta vë në pozicion inferioriteti, po flas për vende që e kanë njohur, jo Rusinë…Tash ky ridimensionim i Kosovës si subjektivitet ndërkombëtar i bënë mirë prestigjit të Kosovës dhe autoritetit të saj”, thotë ai.

Ka thënë se Kosova ka gabuar duke u fokusuar vetëm në zgjidhjen e problemit me Serbinë.

- Advertisement -

“Qasja opsesionale për të zgjidhur problemet me Serbinë ka qenë pengesë për të ndërtuar marrëdhënie serioze, me programe të mëdha bilaterale me vendet që e njohin qysh 2-3 ditët e para. Këto nuk ishin vende dosido, vende anëtare të Këshillit të Sigurimit dhe tri më të rëndësishmet: ShBA, Franca dhe Britania e Madhe. Po ashtu, ishin shumica e vendeve të BE-së, Japonia dhe kështu me radhë. Ka pasur një mbivlerësim që është bërë pengesë psikologjike të rëndësisë për përmbylljen e negociatave me Serbinë. Këtë e ka kuptuar shumë mirë Serbia dhe ka zvarrit dialogun duke mbajtur Kosovën në një gjendje të pakëndshme… Për sa kohë Serbia nuk është e gatshme për njohjen reciproke, unë nuk besoj se zgjidhja e këtyre problemeve është prioritet”, ka deklaruar Mustafaj.

Ndërkohë, kritika ka shprehur edhe për “Ballkanin e Hapur”, për të cilin thotë se është një teatër pa asnjë substancë.

- Advertisement -

“Nuk është një projekt me substancë. Dobishmëria e Ramës në ‘Ballkan të Hapur’ do të ishte po t’ia sillte Kosovën në tryezë Vuçiqit. Meqenëse, Qeveria, Parlamenti dhe Presidenca nuk po e ndjekin Ramën, atëherë kjo e nervozon”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit