16.4 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Ish kryeministri i Serbisë: Pres lëvizje të mëdha, Hilli ishte afruar me UÇK-në në vitin 1998

Rekomandime

Ish-kryeministri i Serbisë, Nikola Sainoviq thotë se emërimi i ambasadorit të ri amerikan në Serbi, Christopher Hill dhe biseda me të mund të sqarojë më lehtë se cilat janë synimet e qeverisë amerikane në rrjedhën e mëtejshme të dialogut Kosovë – Serbi. Ai sheh se mërimi i ambasadorit Hill paralajmëron aktivitete të detajuara nga administrata amerikane e Joe Biden në këtë proces,

- Advertisement -

Sainoviq thotë se Hill është padiskutim i zellshëm dhe profesional dhe se ai është i informuar mirë për situatën.

“Kur një njeri i tillë vjen sot si ambasador, atëherë në një bisedë me të nuk mund të niseni nga formulimi “a e dini”, por me formulimin “siç e dini”, sepse ai ishte atje dhe diplomatikisht dhe i njeh faktet”, tha Sainoviq për “Kosovo Online”.

Ai theksoi se Hill e kupton se cila është politika e qeverisë së tij, se kjo është karakteristika themelore e një ambasadori dhe se faktori personal nuk është vendimtar, por se të folurit e Hill mund të sqarojë më lehtë se cilat janë synimet e qeverisë amerikane në rrjedhën e mëtejshme të dialogut.

- Advertisement -

“Ne shumë shpejt do të shohim se çfarë do të ndodhë pas mbërritjes së tij. Përshtypja e përgjithshme është se administrata amerikane dëshiron menjëherë aktivitete të detajuara dhe të gjera, sepse përndryshe Hill do të ishte këshilltar, dhe nuk do ta zëvendësonte ambasadorin ekzistues i cili tashmë është në Serbi”, tha ai.

Sainoviq deklaroi se e njeh Hillin mirë personalisht sepse siç tha, kishin bashkëpunuar gjatë konfliktit në Bosnjë e Hercegovinë, përgatitjen e Marrëveshjes së Dejtonit dhe pas Dejtonit për zbatimin e asaj marrëveshjeje, dhe më vonë që nga viti 1997 për problemet mes Kosovës dhe Serbisë.

- Advertisement -

Ai tha se Hill kishte dy aktivitete politike, në të cilat pashmangshëm dhe më kryesorja, përfshihej replikimi në distancë i Presidentit Ibrahim Rugova me kasapin e Ballkanit që e drejtonte Serbinë, Sllobodan Millosheviq.

“Meqenëse Millosheviqi dhe Rugova nuk flisnin drejtpërdrejtë, Hill përcillte mesazhe nga njëri te tjetri, dhe po kështu edhe dokumentet mbi draftin e vetëqeverisjes në Kosovë të quajtur Hill 1, Hill 2 dhe Hill. Ai punoi shumë dhe bashkëpunoi në krijimin e një koncepti të vetëqeverisjes në Kosovë, i cili, së bashku me marrëveshjen për arsimin, do të ishte faktor i rëndësishëm i stabilitetit”, tha Sainoviq.

Megjithatë, sipas tij, në korrik 1998, Amerika e ndryshoi kursin e saj, u largua nga Rugova dhe u afrua me UÇK -në.

“Kjo ilustrohet nga takimi i Holbrooke në fund të qershorit dhe në fillim të korrikut, në fshatin Junik me pjesëtarët e UÇK-së, dhe Hill ishte atje. Kjo u pa si një ndjesi e madhe botërore që Amerika po lëviz në anën e atyre. Politika kishte ndryshuar, të gjitha bisedimet për vetëqeverisjen dhe arsimin ishin ndalur dhe mbështetja amerikane për UÇK-në kishte filluar. Hill u përfshi dhe punoi në të deri në fillim të luftës. Kështu që ne e kemi atë në dy detyra të ndryshm”, tha Sainoviq.

Ai gjithashtu deklaroi se pas emërimit të një ekipi të ri për rajonin, Presidenti amerikan Joe Biden përmendi Ballkanin Perëndimor si një nga pesë rajonet që përfaqësojnë një zonë të interesit të tij të veçantë.

Në përputhje me këtë, tha Sainoviq, Bideni e emëroi një ekip të tërë prej pesë personash, ambasadorë në Beograd, Sarajevë dhe Prishtinë dhe dy këshilltarë, Gabriel Escobar dhe James O’Brien.

“Këta të pesë kanë qenë të pranishëm në këtë rajon për një kohë të gjatë, përfshirë BeH dhe Kosovën, sepse është e qartë se këto dy çështje janë një tërësi, pavarësisht nga specifikat e tyre, pasi që të dyja janë jetike për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor”, tha Sainoviq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit