7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ish-kryeministri i Shqipërisë shkon për vizitë tek prindërit e Thaçit në Brojë

Rekomandime

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci së bashku me ish-kryeministrin e Shqipërisë, Pandeli Majko kanë viziuar prindërit e Presidentit Thaçi në Brojë të Skenderajt.

- Advertisement -

Lladrovci përmes facebook’ut ka shkruar se ishte premtim i Pandeli Majkos për këtë vizitë, pas një takimi që ka pasur në Tiranë, raporton Gazeta Express.

“Sot, së bashku me mikun tonë, z. Pandeli Majko dhe deputetin Fatmir Xhelili, kemi vizituar prindërit e Presidentit Thaçi në Brojë, vizitë që ishte premtim i tij i para disa ditëve që zhvilluam në Tiranë me Kryetarin e Skenderajt, Bekim Jasharin”, ka shkruar Lladrovci.

Lladrovci ka thënë se babai i Thaçit i mirëpriti në këtë takim me të cilin ish-kryeministri Majko biseduan për kohën e luftës së fundit.

- Advertisement -

“Baca Haxhi ishte mikpritësi ynë, me të cilin Z. Majko diskutoi dhe evokoi kohën e luftës çlirimtare, në kohën kur ai ishte kryeministër i Shqipërisë, kur popullit të Kosovës i kanosej asgjësimi, kohë kur burrat e gratë, vajzat e djemtë më të devotshëm të kombit, nën udhëheqjen e UÇK-së, në bashkëpunim me NATO-n i dolën zot atdheut”, ka shkruar Lladrovci.

Sot, së bashku me mikun tonë, z. Pandeli Majko dhe deputetin Fatmir Xhelili, kemi vizituar prindërit e Presidentit Thaçi…

Gepostet von Ramiz Lladrovci am Samstag, 18. Juli 2020

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit