5.3 C
Pristina
Monday, March 25, 2024

Ish-kryeministrja kroate solidarizohet me familjet e viktimave të aksidentit, profili i saj “vërshohet” nga komentet negative të serbëve

Rekomandime

Një aksident i rëndë ka ndodhur një ditë më parë në kroaci ku si pasojë ka humbur jetën 10 qytetarë nga Kosova dhe 40 të tjerë janë plagosur mes të cilëve 15 në gjendje të rëndë.

- Advertisement -

Në lidhje me kët ngjarje janë solidarizuar shumë persona, mes të cilëve edhe ish-kryeministrja kroate Jadranka Kosor, e cila përmes një postimi në rrjetin social Tëitter, ka shkruar se bashkëndjenë dhimbjen me familjet e viktimave dhe të lënduarve në aksidentin e tmerrshëm që ka ndodhur në Kroaci, ku humbën jetën 10 persona dhe mbi 40 tjerë u dërguan për hospitalizim.

Mjaftoi një postim i ish-kryeministres kroate, që shumë serbë me profile të rrejshme t’i replikojnë dhe të praktikojnë gjuhë të urrejtjes. Megjithatë, kjo i pengoi shumë Kosorit e cila kishte shkruar se “zemrat tone janë me Kosovën”, duke iu kundërpërgjigjur komentuesve që përdornin gjuhë të urrejtjes.

- Advertisement -

“Zot i madh, sa shumë komente negative në postimin e tim se si zemrat tona janë me Kosovën. Aq tragjedi e madhe, njerëz të vdekur, familje të zhytura në vaj, e këto fakte te shumë njerëz nuk kanë nxitur as edhe një grimcë keqardhje. Frikësohem nga kjo urrejtje”, la shkruar ish-kryeministrja kroate Jadranka Kosor.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit