12.3 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Ish -Ministri i Jashtëm i Rusisë u bën thirrje të gjithë diplomatëve rusë të japin dorëheqje

Rekomandime

Andrey Kozyrev, ish-Ministër i Jashtëm i Rusisë u ka bërë thirrje diplomatëve rusë që të japin dorëheqje nga postet e tyre për shkak se “është bërë e pamundur të përkrahet lufta vëllavrasëse në Ukrainë”.

Kozyrev, që ka shërbyer Ministër i Jashtëm i Rusisë gjatë periudhës së rënies së Bashkimit Sovjetik dhe më pas edhe në Rusinë e Boris Yeltsin, u ka thënë në Twitter diplomatëve rusë “ju jeni profesionistë dhe jo propagandistë të lirë”.

- Advertisement -

“U bëj thirrje të gjithë diplomatëve rusë të dorëhiqen në shenjë proteste. Diplomatë të dashur rusë, ju jeni profesionsitë dhe jo propagandistë të lirë. Kur kam punuar në Ministrinë e Jashtme, ishe krenar me kolegët e mi. Tani, thjeshtë, është e pamundur që të mbështetet lufta e përgjakshme vëllavarësëse në Ukrainë”, ka shkruar Kozyrev.

Pak ditë më parë, kur Ministri i Jashtëm aktual rus Sergey Lavrov, u sanksionua nga SHBA dhe BE, Kozyrev komentoi në Twitter duke thënë se Washingtoni dhe Brukseli me të drejtë morrën këtë vendim. Me këtë rast Kozyrev publikoi një fotografi gjatë një vizite në SHBA ku tregonte se Lavrovin dikur e kishte vartës. “Në vitet 90’të Lavrov ishte zëvendës imi. Atëhërë ai më rrinte prapa, sot do të ruaja shpinën time po ta kisha prapa Lavrovin”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit