7.9 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Ish ministri Lluka mbështet Qeverinë Hoti për privatizimin e Telekomit

Rekomandime

Valdrin Lluka, ish Ministër i Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë e drejtuar nga Ramush Haradinaj i ka dalë në mbështetje Qeverisë së re për rikthimin e mundësisë së privatizimit të pjesshëm të Telekomit të Kosovës.

- Advertisement -

“E përshendes qasjen e qeverisë së re karshi Telekomit!”, është shprehur ai.

“Privatizimi i pjesshëm i Telekomit siguron stabilitet për ndërmarrjen, punëtorët dhe avancim për sektorin e telekomunikacionit në Kosovë, sektor ky i ndërlidhur ngusht me suksesin e industrisë së informacionit dhe teknologjisë”.

“Në kohën sa isha në Ministri të Zhvillimit Ekonomik, ne kemi filluar një procedurë të tillë, për çka kemi pranuar edhe ndihmë financiare dhe ekspertizë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ndihmë kjo që është e gatshme për qeverinë aktuale që të shfrytëzoj”, ka shkruar Lluka në Facebook.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit