7.1 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Vjen falënderimi special nga ambasadori Abbott: Mahnitëse si i pritët tizofët dhe ekipin anglez

Rekomandime

Ambasadori Britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka falenderuar popullin e Kosovës për mikpritjen e ngrohtë që ua ka bërë lojtarëve dhe tifozëve anglezë gjatë vizitës në Prishtinë këtë fundjavë, për ndeshjen përmbyllëse për të dy ekipet kombëtare në fushatën kualifikuese për Euro 2020, raporton Express.

Abbott ka publikuar në profilin e tij në Facebook një video përmes së cilës thotë se mikpritja që populli i Kosovës i ofroi ekipit dhe përkrahësve anglez ishte absolutisht e mahnitshme.

Ai ka thënë se pas këtij vikendi ndihet edhe më krenar që është ambasador në Kosovë.

- Advertisement -

“Kur kam arritur në Prishtinë në shtator kam qenë krenar të jem Ambasadori Britanik në Kosovë. Pas këtij vikendi jam edhe më krenar. Mikpritjen që populli i Kosovës i ofroi ekipit dhe përkrahësve Anglezë ishte absolutisht e mahnitshme. Do të dëshiroja të falenderoj nga thellësia e zemrës sime popullin e Kosovës për mikpritjen që i kanë ofruar ekipit dhe përkrahësve Anglez këtë vikend”, ka thënë Abbott.

Edhe Kombëtarja e Anglisë e ka falënderuar Kosovën për mikpritjen pas mbërritjes në ishull, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Çfarë mikpritje! Faleminderit Kosovë”, thuhet në llogarinë e ekipit kombëtar anglez në Twitter.

- Advertisement -

Ndryshe, mediat e huaja i kanë dhënë jehonë dhe hapësirë të madhe Kosovës këto ditë, falë mikpritjes së ngrohtë që ia servoi ekipit kombëtar të Anglisë, por edhe tifozëve anglezë. Vendi ynë u mor si shembull se si duhet të pritet mysafiri.

Përmes rrjeteve sociale, ata ua bënë me dije të gjithëve se mendimi për Kosovën ishte i gabueshëm dhe me këtë rast, vendi ynë gradualisht po e ndërron imazhin e keq që e ka nëpër botë.

- Advertisement -

Mediat britanike ndërkohë, që njihet prej më të fortave në botë, e kanë përmendur vazhdimisht mikpritjen që po iu bëhet anglezëve, por edhe çmimet e lira të produkteve.

Anglia e mposhti Kosovën në “Fadil Vokrri”, me rezultat 4:0, duke i shkaktuar Kombëtares humbjen e parë në shtëpi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit