8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Reagojnë nga Manastiri i Deçanit për aksionin e PSD’së: I inkurajoi Shpend Ahmeti, bashkëpunëtor i Albin Kurtit

Rekomandime

Manastiri i Deçanit ka spekuluar se aksioni i simbolik i kryer nga PSD’ja në objektin e kishës ortodokse në kampusin universitar të UP’së është kryer nga studentë të inkurajuar nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, të ciin e kanë quajtur “bashkëpunëtor të ngushtë politik të kryeministrit të Kosovës, Kurtit”.

- Advertisement -

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e manastirit në ‘Twitter’, aksioni i Partisë Socialdemokrate quhet “blasfemik”, si dhe “akt vandal”, teksa bëjnë referim të pasaktë duke vënë bazën e informatës në raportimet e medieve.

“Sipas medieve shqiptare të Kosovës, aktet vandale në kishën ortodokse serbe në qendër të qytetit, në të cilën janë vendosur grafite blasfemike, u kryen nga studentë aktivistë të inkurajuar nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, bashkëpunëtor i ngushtë politik i Kryeministrit të Kosovës Kurti”, thuhet në reagimin e manastirit.

- Advertisement -

Kryetari i Komunës së Prishtinës qe tri vite është larguar nga Lëvizja Vetëvendosje, derisa nuk është vërejtur ndonjë përafri e tij me kryeministrin Kurti, siç spekulohet në reagimin e Manastirit të Deçanit.

Po ashtu, pretendimi se aktiviteti simbolik është kryer nga aktivistë studentorë, është i rremë sepse PSD ishte ajo që mori përgjegjësi për aksionin. Në ‘Facebook’-un e tij, kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj, ka kërkuar shkarkimin e Ministrit të Brendshëm pas mbajtjes së liturgjisë në objektin kishtar, duke thënë se Kosova është e pasigurt nën qeverisjen e Kurtit.

- Advertisement -

“Nuk e kemi ditur, tha ministri i kulturës. Nëse është kështu, atëherë ky është një dështim i madh. Ministri i Brendshëm duhet të jap dorëheqje, AKI duhet të përgjigjet gjithashtu. Kosova qenka krejt e pasigurtë nën udhëheqjen e tyre”, thuhet ndër të tjera në postimin e Molliqajt për aksionin simbolik.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit