7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Policia me dronë për identifikimin e ngasësve të papërgjegjshëm në komunikacion

Rekomandime

Policia e Kosovës në kuadër të zbatimit e planit operativ “Siguria në komunikacion”, me qëllim të parandalimit të aksidenteve, po përdor edhe dronët në mënyrë që të identifikojë ngasësit që shkelin rregullat në komunikacion.

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Rajonin e Gjilanit edhe sot, më 11 qershor 2021 po vazhdon me zbatimin e planit operativ “Siguria në Trafikun Rrugor 2021”, duke planifikuar detyra dhe angazhime shtesë, me qëllime preventive të aksidenteve në trafikun rrugor.

“Pjesë e këtij plani përveç kontrolleve rutinë, dhe kontrolleve me radarë për matjen e lëvizjes së shpejtësisë, sot ka pas kontrolle edhe me përdorimin e dron-ve ku do të vëzhgohet hapësira ajrore, në mënyrë që të ndikohet direkt në preventivën e aksidenteve të trafikut rrugor, duke identifikuar kundërvajtësit të cilët gjatë ngasjes së automjeteve, bien ndesh me ligjin dhe rregullat e trafikut rrugor”, thuhet në njoftimin e PK’së.

“Policia e Kosovës me qëllime parandaluese dhe preventive me prioritet do të angazhohet për mbarëvajtje në trafik, njëkohësisht thërrasim vozitësit që t’i respektojnë rregullat dhe normat ligjore”.

- Advertisement -

PK ka bërë me dije se gjatë ditës kanë vazhduar kontrolle të shtuara në rrugën Gjilan – Prishtinë dhe Gjilan -Kamenicë, ku gjatë këtyre kontrolleve janë shqiptuar nëntë gjoba ndaj shoferëve.

“Policia e Kosovës do t’i ndërmarr të gjitha masat e nevojshme policore ndaj të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin për sigurinë në trafikun rrugor, duke pas ‘ZERO’ tolerancë ndaj të gjithë shkelësve të ligjit”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit