10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ramush Haradinaj nuk do të jetë deputet në Kuvendin e Kosovës?

Rekomandime

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj me gjasë shumë shpejtë do të mbetet vetëm lider i partisë së tij, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

- Advertisement -

Sipas burimeve të Indeksonline, Haradinaj do të heq dorë edhe nga mundësia për të qenë deputet i Kuvendit të Kosovës.

Edhe pse AAK mori vota të mjaftueshme për së paku 14 deputet në opozitën e legjislaturës së ardhshme të Kuvendit, Haradinaj nuk do të jetë pjesë e tyre.

Prijësi i listës së koalicionit AAK-PSD dhe njeriu që mori më së shumti vota në zgjedhjet e gjashtë tetorit do t’i lirojë vendin dikujt tjetër.Poashtu AAK ka vendosur që të qëndrojë në opozitë dhe të mos bëhet pjesë e asnjë koalicioni.

- Advertisement -

Haradinaj ditë më parë u deklaruar se zgjedhjet ishin demokratike dhe se qytetarët vendosën se kush të udhëheq me vendin tash e tutje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit