2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ish-ministri serb: Vëllai i Vuçiqit do të futet në listë të zezë nga SHBA-ja

Rekomandime

Ish-ministri serb, avokati Bozo Preleviq tha se beson se Andrej Vuçiq, vëllai i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq do të futet në listë të zezë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai tha për gazetën serbe “Danas” se kjo do të ndodhë sepse hetimi i administratës amerikane është marrë me lidhje mizore mes biznesmenëve dhe politikanëve në rastin e sanksionimit të Zvonko Veselinoviqit, Milan Radoiçiqit dhe 11 anëtarëve të grupit të tyre mizor.

- Advertisement -

“Ajo deklaratë nuk më habit sepse kam vite që marr informacione për pjesëmarrjen e Andrej Vuçiqit në pothuajse të gjitha marrëveshjet e mëdha korruptive, veçanërisht në Vojvodinë. E parashikova publikisht edhe vendosjen e sanksioneve për arsyen e thjeshtë se ka agjenci serioze të pavarura që mbledhin të dhëna për mizorin e organizuar dhe pastrimin e parave. Nuk është sekret se kush është i afërt me kryesinë e SNS, qoftë edhe për të huajt”, tha ai.

“Kanë shkruar shumë qartë se nga njëra anë është një ndihmë në zgjedhje duke pastruar para nga projektet shtetërore. Dmth ti vidh njerezit e tu dhe nga pjesa e vjedhur financon mediat dhe merr nje shtet te kapur “krim-Xhim”. Epo, besoj se sanksionet do të vlejnë edhe për Xhimin edhe për mizorin”, deklaroi Preleviq.

Departamenti i Thesarit i SHBA-së javën e kaluar i ka vënë në listën e sanksioneve, nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq, biznesmenin nga veriu i Kosovës, Zvonko Veselinoviq, vëllain e tij, Zharkon dhe 10 persona të tjerë të lidhur me ta.

- Advertisement -

Me futjen e tyre në listë të sanksioneve, prona e tyre kryesisht bllokohet dhe qytetarëve amerikanë u ndalohet të bashkëpunojnë me ta.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se “këto sanksione shënjestrojnë autorët e korrupsionit, në përputhje me Urdhrin Ekzekutiv 13818”, i cili bazohet në Aktin Global të Përgjegjshmërisë për të Drejtat e Njeriut, i njohur si Akti Magnitsky.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit