20.3 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Ish ministrja tregon cilat do të jenë shkarkimet e para nga qeveria Kurti 2

Rekomandime

Ish-ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari ka paralajmëruar shkarkim të bordeve në ndërmarrjet publike. 

- Advertisement -

Ajo ka thënë se “Ndërmarrjet publike duhet të qeverisen në përputhje me interesin publik, sipas kushtetutës dhe ligjit. Qeveria në ikje ka dështuar të përmbushë këtë detyrë, duke lejuar madje që ndërmarrjet t’u nënshtrohen interesave të pushtetarëve dhe përkrahësve të tyre. Qeveria në ikje ka emëruar borde të jashtëligjshme dhe ka dështuar të përmbyllë me kohë dhe me rregull konkurset për zgjedhjen e bordeve të drejtorëve. Përzgjedhja e drejtorëve duhet të bëhet përmes një ecurie konkurruese, të hapur dhe të drejtë. Shoqëria civile, duke përfshirë mediat dhe partnerët ndërkombtarë mund dhe duhet të ndihmojnë për të siguruar qeverisje të mirë dhe të ligjshme të ndërmarrjeve”.

ADVERTISING

Sipas saj, qeveria në ikje nuk e respekton asnjë kriter.

- Advertisement -

“Kjo qeveri në ikje nuk po e respekton një ecuri konkurruese, të hapur dhe të drejtë. Kjo vërtetohet me lajmin e sotëm nga kallxo ku njoftohemi se, krahas emërimeve të parregullta të bordeve, kjo qeveri në ikje paska filluar edhe me emërimet e jashtëligjshme të kryeshefave ekzekutivë për ndërmarrjet publike, si në rastin e sotëm në Postën e Kosovës”.

“Përveç emërimit të kundërligjshëm të kryeshefit, Posta ka lëshuar dorën me postime e gradime të militantëve partiakë dhe me kontrata të dëmshme që shpërblejnë bizneset e politikanëve. E njëjta praktikë është duke ndodhur edhe në ndërmarrjet tjera publike”.

- Advertisement -

“Po ashtu, edhe procesi i emerimit te bordeve të rregullta për ndërmarrjet publike, synohet të arrihet nga kjo qeveri në ikje, në mënyrë shumë jo transparente. Dhe ky realitet jep përgjigjen e qartë se pse gjatë verës 2020 nga qeveria Hoti u anuluan konkurset e rregullta dhe transparente për pozitat e larta menaxheriale për ndërmarrjet publike dhe u shkarkuan bordet profesionale që nuk pranuan ndërhyrjet e paligjshme.”

“Qeveria e re, e udhëhequr nga Kryeministri Albin Kurti, do të kthejë mbrapsht vendimet dhe veprimet e paligjshme dhe do të kërkojë përgjegjësi prej atyre që kanë dëmtuar ndërmarrjet publike” – ka shkruar Hajdari në Facebook

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit