-0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ish mjeku i UÇK – së rrëfen se si ra në betejë Komandanti legjendar Mujë Krasniqi

Rekomandime

Dr. Pashk Buzhala mjeku i UÇK përgjatë Iuftës në Kosovë rrëfen ekskluzivisht për gazetën DIELLI, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, New York, angazhimin në Iuftë si mjek, mjekimin e komandantit legjendar Mujë Krasniqi, situatën në Kosovë pas arrestimeve nga Specialja dhe kundërshton me force akuzat ndaj krerëve të shtetit e të Iuftës në Kosovë.

Sipas mjekut Buzhala, Europa duket sikur ia ka kthyer shpinën Kosovës. E vetmja shpresë për shqiptarët në Ballkan sipas mjekut Pashk Buzhala, janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me Dr. Pashk Buzhala bisedoi gazetari i “Diellit” Sokol PAJA.

- Advertisement -

Doktor Pashk Buzhala nga demonstratat e studentëve, mjek i UÇK – së në Iuftë

Si fëmijë kam mësuar shumë nga baba im për kr.imet serbe në Kosovë.

Baba me ka fol shumë për Haxhi Zekën, Hasan Prishtinën, për Lëvizjet Kaçake të Azem Bejtes, për NDSh-në e Ndue Përlleshin (baba ka qenë bashkëpunëtor i Ndue Përlleshit), për Iuftën e Drenicës të udhëhequr nga Shaban Polluzha, e shumë histori tjera të popullit tonë, këndej dhe andej kufirit.

- Advertisement -

Por jo vetëm nga baba që kam mësuar për lëvizjet dhe kryengritjet kundër Turqisë dhe Serbisë, por edhe nga të tjerë nëpër kullat tona, pastaj në shkollë, nga profesor të historisë, gjuhës shqipe etj.

Si rrjedhojë e kësaj, duke qenë i mirë informuar me historinë e popullit tonë, si student i vitit të tretë në Fakultetin e Mjekësisë, marr pjesë në demonstratat e studentëve të vitit 1981 e që më pas, vazhdimisht jam munduar që të bëjë diçka për vendin tim edhe me aktivitete politike në vitet e “80 dhe ’90-ta e deri në fillim të Iuftës.

- Advertisement -

Pasi i kreva studimet në mjekësi dhe fillova të punoj, gjithmonë kam menduar dhe i përgatitur edhe nga aspekti psikik, se në rast Iufte, kontributi im duhet të orientohet në ofrimin e kujdesit shëndetësor për Iuftëtarët e lirisë dhe popullin në përgjithësi.

Është e ditur se, pa shërbim mjekësor, nuk mund të imagjinohet menaxhimi i një situate emergjente duke përfshirë edhe Iuftën.

Si ra heroikisht Komandant Mujë Krasniqi me 40 bashkëIuftetarë

Kështu edhe ndodhi, Iuftëtarit të parë të UCK-së që i trajtova plagët ishte Komandanti i njohur Mujë Krasniqi në natën mes 15 dhe 16 prillit 1998 dhe ate ne shtepine time, kur akoma Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk vepronte mjaftueshëm publikisht në Drenicë e në të gjithë Kosovën.

Pothuajse menjëherë, jam angazhuar në Ambulancën Shëndetësore në Ujmir, ekipi mjekësor i së cilës ka shërbyer gjatë gjithë kohës së Iuftës. Ambulanca e Ujmirit i ka takuar Brigadës 113 në Zonën Operative të Drenicës, Komandant i të cilës ka qenë Mujë Krasniqi. Pas rënies se Komandantit Mujë Krasniqi, Brigada 113 e merr emrin e vet Komandantit “Mujë Krasniqi”.

Në kohën kur është pamundësuar puna në objektin e Ambulancës në Ujmir, shërbimin mjekësor për Iuftëtarët dhe popullin e kemi ofruar edhe në male, duke ju qëndruar afër Iuftëtarëve dhe popullit të zhvendosur.

Për Mujen mund të flasim shumë, por në këtë rast do ti them dy fjalë. Me Mujen njifeshim mire, sepse jemi të te njetit fshat, Çabiq i Klinës.

Për rreth tri vjet nuk e kisha takuar sepse vepronte në ilegalitet. Takimi me te qe i dhimbshem për mua, sepse ishte i plagosur rëndë. Muja nuk ka ditur të ndalet asnjëherë edhe pse i plagosur.

Për të dytën herë, u plagos në fund të korrikut 1998 por plagët nuk do ta ndalnin asnjëherë për të Iuftuar për çlirim, deri sa ra në fushëbetejë më 14 dhjetor 1998 në kufirin shqiptar-shqiptar duke i pri kolonës.

Ai ra së bashku me 40 bashkëIuftëtaret e tij dhe me vlla Aliun e dhëndrrin Beqir Gashi.

Vr.asja e Mujës ishte humbje e madhe për UÇK-në, sepse ra njëri nga komandatët më të zotë që pat Ushtria Çlirimtare e Kosovës, por njëkohësishtë ishte dhembje e madhë për shokët dhe bashkIuftëtarët e tij.

Muja ra për të mos vdekur kurrë. Mujën e ka karakterizuar guximi dhe trimnia.

Nuk me ka rastisur që të takoj ndonjë Iuftëtar më trim dhe të vendosur për të Iuftuar deri në çlirim.

Për Mujën, vr.asja në Iuftë për liri ka qenë si me lind.

Muja i ka dashur shumë bashkIuftëtarët.

Më kujtohet një moment, teksa i mjekoja plagët në shtëpinë e tij, kur akoma ishte në një gjendje jo të mirë fizike i kërkova që derisa të forcohet edhe pak, të mos shkojë në vijat e frontit. Muja mu përgjigj shkurt: “Doktor, nuk mund ti lë vetëm shokët”.

Muja nuk e ka njoftë dorëzimin. Shpesh kujtoj momente Iufte me të vr.arë e të plagosur, të zhvendosur në male dhe gjithmonë i bëjë pyetje vetës, se a e kam bërë më të mirën e mundshme në ato rrethana Iufte.

Faktikisht, këtë pyetje ia bëja vetes edhe gjatë Iuftës në çdo mbrëmje.

Përgjigjja është se, kam bërë më te mirën e mundshme, ashtu siç është dashtë të bëhet, si nga aspekti profesional ashtu edhe ai njerëzor.

Përveç kujtimeve të hidhura të Iuftës, ne sot kujtojmë edhe momente gazmore me këngë dhe humor.

Ne Iuftuam kundër okupatorit Serb, jo kundër njëri tjetrit

Po e dëftoj një moment të Iuftës, që mu kujtua pas aktakuzave të ngritura nga Gjykata e Hagës, që e cila po tenton të ndajë shqiptarët në katolik dhe mysliman, madje edhe në Iuftë.

Me 3 korrik 1998 gjatë një ofensive të forcave serbe kundër pozicioneve të UÇK-së, në magjistralen Pejë-Prishtinë, kishim disa ushtarë të UÇK-së të plagosur, shumica prej tyre rëndë. Pasi e përfunduam trajtimin e ushtarëve të plagosur e disa nga ata i dërguam në Spitalin Ushtarak në Likoc, dola në qendër të Ujmirit që të pushoj pak jashtë ambulance dhe të takoj njerëzit. Papritmas dëgjoj një zë që me thërret, ai ishte një i njohur i imi nga Drenasi.

U përshëndetëm me të dhe menjëherë më pyeti për gjendjen e krijuar në atë ditë Iuftimesh.

Pastaj tregoi se ishte duke shoqëruar një ekip të Televizionit të CNN-it dhe me luti që t’ i takoj dhe të bisedoj me ta.

Iu ofruam makinës së tyre, i përshëndeta dhe miku im ju tregoi se jam mjek që po shërbej në ambulancë dhe se mund t’i njoftoj për atë që ka ndodh atë ditë. Pasi iu tregova për situatën, njëri nga gazetaret (ashtu u prezantuan) më pyeti se a ka katolik të kyçur në Iuftë?

Për shkak se u befasova shumë me pyetjen, mua me erdhi një e qeshur krejt spontane dhe menjëherë m’u drejtua se, pse po qesh? Ia ktheva, po unë jam katolik. Gazetari përsëri mu drejtua, mirëpo ti qenke doktor dhe vazhdoi me pyetje se, a ka ushtarë të UÇK-së katolik, që janë në vijat e frontit?

Për të ia dëshmuar se ka mjaft ushtarë katolik në vijat e frontit, i thashë, qenkeni me makinë dhe ejani shkojmë bashkë, do të gjesh me dhjetëra ushtarë të besimit katolik në vijat e frontit, (meqenëse nuk i tregova për dëmet e asaj dite, nuk munda t’ua tregoja se, nga ushtaret e plagosur atë ditë, rreth 30% prej tyre ishin të besimit katolik). Atëherë ata shikuan njëri tjetrin dhe më thanë, jo s’ka nevojë të shkojmë atje. U përshëndetëm dhe së bashku me shoqëruesin shqiptar u larguan.

Arrestimet e krerëve të shtetit të Kosovës dhe Iuftës së papranueshme

Fillimisht, insistimi i miqve ndërkombëtar për krijimin e dhomave të specializuara në Hagë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës , ka qenë i padrejtë.Krijimii kësaj gjykate ka ardhur si pasojëe raportitshpikës dhe fantastik të Dick Martyt.

Mendoj se, ajo që e ka shtyrë bashkësinë ndërkombëtare të bëjë presion tek institucionet dhe liderët kosovar,që të krijohet kjo gjykatë,ka qenëpikërisht shpifja e Dick Martyt për trafikim organesh.Për mua, që kam kryer detyrën e mjekut në Iuftë, ku jam ballafaquar me kushte tepër të vështira (me mungesë të barërave dhe materialit sanitar) në ofrimin e kujdesit shëndetësor për të plagosurit dhe të sëmurët, kjo shpikje e Dick Martyt, ka qenë njëçmenduri,djallëzi dhe injorancë e të gjithë atyre që e kanë besuar dhe aprovuar këtë raport në Parlamentin Evropian.

Mendoj se nga institucionet e Kosovës, ka pas neglizhencë duke mos e marrë mjaftueshëm si serioz ketë raport dhe si pasojë edhe reagim jo të duhur ndaj këtij raporti.

Ndoshta edhe deputetet e Shqipërisë në Parlamentin Evropian, kanë mundur të bëjnë më tepër në parandalimin e aprovimit të këtij raporti.

Por, kjo duhet të rendojë në ndërgjegjen e atyre deputetëve, sigurisht, nësekanë mundur të bëjnë më shumë në parandalimin e aprovimit të këtij raporti apo jo?Krahasimi i kr.imeve të Serbisë që ka bërë në Kosovë, me pretendimet për kr.ime nga Prokuroria e Specializuar nëHagë e të servirura nga Prokuroria Serbe, janë të pa pranueshme, absurde dhe për më tepër djallëzore.Sidomos, kur vetë jemi dëshmitarë të kr.imeve serbe të kryera në Kosovë nga vetë shteti Serb që tashmë janë të njohura botërisht.

Deshëm apo nuk deshëm ta pranojmë, këtu po tentohet të gjykohet Iufta e drejtë e popullit shqiptar për liri, Ushtria Çlirimtare e Kosovës por edhe aleatet e UÇK-së dhe të Kosovës, në rend të parë SHBA dhe NATO.

Personalisht, kështu e kuptoj gjithë këtë tragji-komedi, sepsenë vend që të ndiqen kr.imet serbe në Kosovë, sot të targetuar janë udhëheqësit e Iuftës për liri,pothuajse komplet Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së,e me vonë liderët e Shtetit të Kosovës.

Duke i lexuar akuzat, shihet qartë se aty ka shpifje dhe të pavërteta. Shpreh bindjen time të thellë se që të gjithë udhëheqësit e Iuftës, Gjykata do t’i shpallë të pafajshëm.

Kjo edhe për faktin se Iufta nuk ka pasur organizim shtetëror,pasi që Kosova nuk ka qenë shtet.

Iufta është nisënga të rinj, burrat dhe gratë më të mirë të Kosovës, të cilët kanë qenë të gatshëm të vdesin për këtë tokëpër çlirimin e Kosovës nga okupimi qindra vjeçar, e shumë prej tyre kanë dhënë edhe jetën.

EUROPA SIKUR E KA BRAKTISUR KOSOVËN

Ne i jemi shumë falënderues Evropëskur u gjendnë anën e se drejtës, duke e përkrahë Iuftën për liri dhe iu bashkëngjitë SHBA-së, për të ndihmuar çlirimin e Kosovës. Jemi të bindur se pa SHBA, Kosova nuk do ta gëzonte lirinë dhe Shtetin që ka sot.

Evropa vazhdon të bëjë padrejtësi sidomos lënja e Kosovës në një”Geto”, sepse jemi shteti i vetëm në Ballkan që nuk kemi liberalizim të vizave dhe nuk kemi lëvizje të lirë.

Ne i jemi falënderues dhe mirënjohës për jetë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila edhe sot ndihmon nështetndërtim. Zoti e bekoftëAmerikën!

AKUZAT POLITIKE, TË TRILLUARA, DJALLËZORE DHE TË SHPIFURA

Akuzat i konsideroj politike, të trilluara, djallëzore dhe të shpifura,të përgatitura nga Serbia dhe të përkrahura nga disa qarqe evropiane.

Poashtu mund të konsiderohen edhe si akuza inatçore e të pamenduara mirë, nëse ka akuzat ngritura nga ndonjë shqiptar.UÇK-ja ka qenë një ushtri vullnetare, që ka zhvilluar më tepër Iuftë guerile me një armatim të pamjaftueshëm.

Veprimet Iuftarake dhe aksionet tjera guerile janë zhvilluar varësisht nga tereni në përgjigje të sulmeve nga ushtria dhe policia serbe. UÇK-ja, ka bërë çdo gjë që të ju dalë në mbrojtje popullatës civile të zhvendosur në male, madje kanë renë edhe shumë dëshmor.

Kështu që për Shtabin i Përgjithshëm ka qenë e pamundur të kontrollojë çdo veprim Iuftarak dhe çdoveprim të ushtarëve në terren.

BARAZIMI I AGRESORIT ME VIKTIMËN NJË ÇMENDURI

Barazimi i agresorit me viktimën, jo veç se është i turpshëm por edhe absurde.

Por, fatkeqësisht shumë shpesh nga disa qarqe evropiane po ndodhëky barazim.

E keqja e madhe është se, as disa ndërkombëtarë dhe as disa shqiptarë (tëcilët si dukët kanë harru për fatkeqësitë që i kanë ndodhë popullit të tyre), nuk ndalen për vetëm një moment qët’i kujtojnëdhe t’i shikojnë dëshmitë e masakrave të shumta serbe në Kosovë.

Në këtë pikë mendoj se kemi faje edhe ne në Kosovë, sidomos institucione shkencore dhe kryesorja Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, që shumë pak apo fare nuk janë marrë me prezantimin e kr.imeve serbe në Kosovë gjatë Iuftës 1998/1999.

Pastaj institucionet e drejtësisë fillimisht UNMIK-u dhe pastaj EULEX-i as që kanë denjuar që hetojnë kr.imet serbe në Kosovë për kohën e Iuftës. Për me keq, kanë zhvillu hetime dhe procese gjyqësore për ushtaret dhe komandantët e UÇK-së, për me tepër me akuza të trilluara.

GJYKATA E HAGËS NA QËNDRON MBI KOKË SI SHPATA E DEMOKLEUT

Personalisht situatën në Kosovë e shoh më keq sot se sa në qershor të vitit 1999 sepse atëherëshqiptaret janë mjaftuar me lirinë, kthimin në shtëpi apo nëtruallintyre(shumica e shtëpive kanë qenë të djegura), preokupim kryesor kanëpassigurimin e njëstrehe dhe ushqiminpër familjet e tyre (nga organizatat të ndryshme ndërkombëtare mjaftueshëm është ndihmuar Kosova për të rinisur jetën në vendin e tyre), gjë që sot, ekonomikisht jemi shumë më mirë se sanë të kaluarën.

Pse e shoh më keq sot? Mendoj se, sot po jetojmë në një shtet mjaftueshëmtëkonsoliduar, me një gjykatëe Hagës që na qëndron mbi kokë si Shpata e Demokleut dhe që tenton t’i dënojëkrerët e shtetit dhe krerët e UÇK-së qëudhëhoqën Iuftën për liri dhe bënë shtetin e Kosovës, me një Qeveri tëbrishtë, me një politikë e cila para interesit tështetit e venë interesin partiak, me padituni dhe shumë protagonizem, pikërisht ashtu siçthotë Fishta; “Përderisa ecin krah për krah menjemadhësia dhe paditunia, nuk ka për të parë hajr Shqypnia”.

KRIJIMI I DHOMAVE TË SPECIALIZUARA NË HAGË VEPRIM I PADREJTË DHE FYES

Krijimin e Dhomave të Specializuara në Hagë për ndjekjen vetëm të shqiptarëve e konsiderojmë jo vetëm veprim të padrejtë por edhe fyes.

Mendoj se reagimi i shtetit sidomos i Kuvendit të Kosovës, duhet të jetë shumë më i fuqishëm në lidhje me veprimet e gjykatës sepseështë vënë nëpikëpyetje legaliteti dhe legjitimiteti i kësaj gjykate.

Kam përshtypjen se ka dalë jashtë fushëveprimit dhe qëllimit që është krijuar, sepse deri tash në asnjë rast të aktakuzave të ngritura nuk përmendet trafikimi i organeve e pikërisht ka qenë trafikimi i organeve, arsyeja e themelimit të kësaj Gjykatenga Kuvendi i Kosovës.

Qeveria heziton të reagojë për gjoja mosndërhyrje në drejtësi, KomisioninParlamentarpër Legjislaciontë Kuvendit të Kosovës, nuk mund ta ndalojë askush, sepse ne fushëveprimin e saj ka edhe shqyrtimin e çështjevetë gjyqësisë në Kosovë, mbikëqyr zbatimin e ligjeve në fushën e gjyqësisë në përgjithësi (Dhomat e Specializuara janë krijuar nga Kuvendi i Kosovës dhe duhet të veprojnë në harmoni meKushtetutën dhe ligjete Kosovës).

Sigurisht, Organizatat e dala nga Iufta e UÇK-së do të vazhdojnë të reagojnë dhe do ta gjejnëmënyrën e duhur për të reaguar, por patjetër qësë pari,duhet tëdëgjohet zëri i tyre nga Qeveria e sidomos nga Kuvendi i Kosovës.

SOT, GJENDJA NË KOSOVË NUK ËSHTË E MIRË

E si ndihem sot? Sot nuk ndjehem mirë, kur shoh një politikë të çakorduar, arsimim me nivel jo të kënaqshëm, gazetari jo profesionale, një rini që mendon vetëm të dalë jashtë Kosove e që nuk e sheh perspektiven brenda shtetit të tij, e shumë çka tjetër.

Idealet e mija kanë qenë fillimisht liria dhe ndërtimi i një shteti funksional, demokratik dhe të zhvilluar.

Për Kosovën Shtet, në të cilin të gjithë qytetaret e saj të ndjehen të barabartë dhe të gjithë të kontribuojnë në ndërtimin dhe zhvillimin e shtetit. Në fund dua të ju përshëndes ju dhe të gjithë lexuesit e gazetës Dielli dhe Federatën Panshqiptare të Amerikës VATRA./Gazeta Dielli

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit