17.7 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Vuçiq kërcënon më ndërprerje të dialogut, nëse s’themelohet Asociacioni

Rekomandime

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka kërcënuar se pala serbe mund të tërhiqet nga dialogu në rast se Kosova nuk e themelon Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Kështu pra qenka situata, më së miri është që Bashkësia e Komunave Serbe të ketë të drejtën të prodhojë qese për krembanane, eventualisht tri shkrepsa dhe dy lapsa për fundvit, dhe kështu Vjosa Osmani të jetë e lumtur. Nuk ka asgjë nga kjo punë. Ose do ta formojnë Asociacionin ashtu sikur jemi pajtuar, pra me kompetencat që janë nënshkruar në Bruksel, ose ne ju themi faleminderit. Ju punën tuaj ne punën tonë dhe një ditë do të takohemi”, tha kryetari i Serbisë të mërkurën.

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani këtë javë gjatë ligjërimit në një universitet amerikan tha se Prishtina mund të krijojë Asociacionin i cili nuk e ka asnjë kompetencë ekzekutive, pra në formën e një organizate jo-qeveritare.

Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është derivat i marrëveshjes së parë për normalizimin e raporteve mes Kosovës e Serbisë të nënshkruar më 19 prill të vitit 2013.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit