17.5 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Mjeku shqiptar: Historia e koronavirusit mund të mbyllet nga fundi i qershorit

Rekomandime

Profesori dhe mjeku Pëllumb Pipero, duke folur në lidhje me pandeminë e koronavirusit, u shpreh se “kjo histori mund të mbyllet edhe në fund të muajit qershor”.

- Advertisement -

“Duhet që të vazhdojmë që të kemi shumë kujdes. Unë e kam thënë se me uljen e personave të prekur, masat do të ngadalësohen. Ky është fillimi i fundit. Kjo histori mund të mbyllet nga fundi i qershorit. Duhet modeomos që gjithë rajoni të jetë i qetë që edhe Shqipëria të jetë e qetë.

Shkenca po punon. Ndoshta mund të kemi edhe vaksinën, ndërsa temperaturat do jenë në favor të luftimit të koronavirusit. Nëse ndodh që ky virus të kthehet prapë, bota është më e mësuar. Këtë herë kishim pasoja rrënuese”, tha Pipero ne News 24.

Më tej, Pipero u shpreh se virusi nuk është në ajër, por përhapet me anë të kontakteve.

- Advertisement -

“Nuk mund të themi që nuk mund të kalojmë këtu apo jo. Virusi vjen tek ne përmes kontakteve të afërta dhe nuk është në ajër. Prandaj, shmangia e kontakteve është e rëndësishme. Të shmangim kontaktet. Sidomos të sëmurët kronikë duhet të kenë shumë kujdes.

Masat janë të nevojshme që të respektohen, pasi përndryshe mund të infektohemi. Kjo është periudha më e rëndësishme për të luftuar Covid-19”, u shpreh Pipero.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit